Nuk besojmë se doni ters në jetën tuaj… mësoni datën më të keqe të këtij viti për t’u martuar

Life style

Nuk besojmë se doni ters në jetën tuaj… mësoni datën më të keqe të këtij viti për t’u martuar

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Në rast se po mendoni të zyrtarizoni lidhjen tuaj dhe të hidhni hapin tjetër, mund të jeni të interesuar të dini se cilën datë dasme duhet të shmangni.

Falë një serie fatkeqe ngjarjesh kozmike, 9 gushti është dita më e keqe për t’u martuar këtë vit, astrologjikisht. Disavantazhi më i madh në atë ditë do të jetë Venusi retrograd. Në astrologji, Venusi është planeti përgjegjës për të gjitha gjërat e dashurisë dhe marrëdhënieve.

Me Venusin retrograd, nga 22 korriku deri më 3 shtator në Luan, e gjithë kjo periudhë kohore nuk do të jetë më e mira për t’u përkushtuar, pasi është një periudhë rishikimi dhe reflektimi. Gjërat fillojnë të ndryshojnë papritur më 9 gusht, kur Venusi retrograd sheshon Uranin në Dem, duke shkaktuar trazira në marrëdhënie. Si rezultat, kjo do të jetë dita më e keqe për t’u martuar në vitin 2023.

Kur Venusi është retrograd, ne të gjithë jemi të thirrur të rishqyrtojmë marrëdhëniet tona dhe se ku po na çojnë ato. Gjatë ecurisë së tij retrograde, mbizotëron pasiguria dhe dyshimi, për këtë arsye afati kohor nga 22 korriku deri më 3 shtator nuk është më i përshtatshmi për angazhime shumë serioze. Për disa kjo mund të nënkuptojë rinovim dhe një rishikim pozitiv të marrëdhënies së tyre. Për të tjerët, mund të bëhet mjaft e pakëndshme dhe të rëndojë shumë në marrëdhëniet e tyre romantike.

Ata që i përkasin shenjës së Luanit apo kanë planetë që ndikojnë tek ata në këtë shenjë, atëherë patjetër do të vërejnë turbullira dhe konflikte gjatë asaj periudhe. E njëjta gjë vlen edhe për ata që i përkasin shenjës së Demit, pasi parashikohen përmbysje në marrëdhënie.

Ndërkaq, prej 3 ditësh kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Peshqve. Të lindurit në këtë shenjë janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, intuitivë dhe me plot fantazi. Janë shumë të fokusuar në botën e tyre të brendshme. Fakti që këtë shenjë e simbolizojnë dy peshq në drejtime të kundërta, tregon se ata mund të kenë hera-herës dy personalitete njëlloj si Binjakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat