Sa janë gjasat që dashuria (lidhja) ime e parë, të jetë edhe ajo e fundit?

Life style

Sa janë gjasat që dashuria (lidhja) ime e parë, të jetë edhe ajo e fundit?

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Nëse jeni në lidhjen tuaj të parë është normale të ndjeni pasiguri për ecurinë e saj dhe të pyesni veten nëse kjo është “zgjedhja e duhur”.

Ajo që dimë me siguri është se për të tilla pyetje është e vështirë të gjendet një përgjigje e vetme apo e përmbledhur në një fjali. 

Fatkeqësisht na duhet t’ju themi: Varet. Më së shumti nga ju të dy.

Ecuria e lidhjes varet nga shumë faktorë si përputhshmëria midis dy personave edhe me kalimin e viteve, aftësia për të komunikuar, besnikëria, mbështetja reciproke, ndryshimi i rrethanave dhe situatave të ndryshme, si dhe aftësia për të ndryshuar dhe për t’u përshtatur në rrjedhën e kohës.

Në përgjithësi, të ndërtosh një lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme kërkon punë dhe përkushtim nga të dy partnerët.

Është e rëndësishme të përqendroheni në kultivimin e marrëdhënies së juaj dhe të punoni bashkë me partnerin për të përmirësuar komunikimin dhe për të zgjidhur çdo problem që mund të dalë.

Nuk ka një formulë magjike që një lidhje të zgjasë dhe t’i mbijetojë kohës. Magjia e vetme është dashuria, respekti dhe mirëkuptimi! Sado klishe tingëllon kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat