Çfarë e zgjeron vagjinën: Shkencëtarët po i rrëzojnë mitet më të njohura mbi pjesën intime!

Life style

Çfarë e zgjeron vagjinën: Shkencëtarët po i rrëzojnë mitet më të njohura mbi pjesën intime!

Më: 11 mars 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Pa marrë parasysh numrin e marrëdhënieve seksuale, madje edhe të atyre partnerëve më të talentuar, si edhe lindjeve – vagjina është muskul i cili funksionon sipas parimit të zgjatjes andaj nuk zgjerohet

Nuk ka të ngushta dhe të gjera, me eksitim vagjina i përshtatet penisit

Muskujt vagjinalë janë jashtëzakonisht elastikë dhe bëhen si gomë elastike, madje edhe që zgjaten deri në maksimumin e vet, ata si goma elastike shpejt kthehen në formën e vetë fillestare.

Vagjina me rastin e eksitimit seksual, për dallim nga penisi, lirohet dhe laget për të lehtësuar penetrimin dhe në fund mbarsjen – imagjinoni lirimin e muskujve të cilat mbajnë vagjinën.

Gjinekologu (por as partneri) nuk mund të dinë sa partnerë ka pasur femra

Qoftë të jetë femra aktore filmash pornografikë, apo dikush që seksin e ka praktikuar vetëm disa herë – nuk ekziston mënyrë që gjinekologu të dijë apo të supozojë se me sa femra ka pasur seks mashkulli.

Pas lindjes vagjina kthehet në gjendjen normale pas gjashtë muajve

Edhe pse lindja nënkupton fëmijën e peshës mesatare nga 3,5 kg i cili del nga vagjina – muskujt janë të aftë edhe atij t’i përshtaten. Ajo që në raste të rralla mund t ndodhë është që muskujt e dobësuar të komblikut të mos kthehen në “formë” pas lindjes, mirëpo kjo është e rrallë dhe shumica e vagjinave pas gjashtë muajve nga lindja kthehet në formën fillestare.

Ankthi kontribuon që vagjina të jetë e ngushtë

Duke pasur parasysh që fjala është për muskujt të cilët gjatë eksitimit lirohen, është fakt që “ngushtësia” më së shpeshti është pasojë e ankthit dhe e femrës së parelaksuar, gjë që në fund nuk është ajo që pret partneri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat