Psikologjia e phubbing, ose zakoni për të kontrolluar telefonin përderisa të tjerët flasin me ne: Pse ne të gjithë e bëjmë këtë?

Life style

Psikologjia e phubbing, ose zakoni për të kontrolluar telefonin përderisa të tjerët flasin me ne: Pse ne të gjithë e bëjmë këtë?

Më: 13 mars 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Sipas një studimi në Danimarkë, ky zakon pranohet nga ana shoqërore edhe pse njihet si një veprim shumë i pakëndshëm dhe pa respekt.

Një shtysë për phubbing mund të vijë nga frika e ndërprerjes së lajmeve, marrëdhënieve sociale ose qarkut të informacionit ose edhe nga varësia nga interneti – aspekte këto, shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe me mungesën e vetëkontrollit.

Studime të tjera kanë lidhur phubbing me praninë e ankthit social ose depresionit, ndërsa disa kërkime e lidhin atë me disa tipare të personalitetit: neuroticizmi (një lloj paqëndrueshmërie emocionale) dhe hapja ndaj përvojës, janë më lehtë të lidhura me zakonin e shpërfilljes së botës, për t’iu përkushtuar telefonit celular. Studime të tjera kanë përcaktuar se është më i prirur për phubbing ai që nga ana e tij vuan atë, që konsideron të gjitha të pranueshme ose që ndihet më shpesh i mërzitur.

Phubbing është gjithashtu një simptomë e inteligjencës së dobët sociale, dmth aftësia për t’u lidhur me të tjerët në mënyrë konstruktive dhe për të kuptuar gjendjen e tyre. Problemi nuk është vetëm të largosh të tjerët, por edhe arsyeja pse e bën.

Rezultatet e studimit gjetën se, efekti i pakëndshëm është më pak i theksuar nëse shpërfillesh në favor të një libri ose reviste, sepse e percepton leximin si një kalim më konstruktiv sesa rrotullimi i celularit. Nëse partneri nuk na dëgjon sepse është duke lexuar diçka, na duket më pak ofenduese sesa kur na injoron për të kontrolluar ose shkruar në Instagram.

Lajmi i mirë është se inteligjenca shoqërore mund të mësohet nëpërmjet përvojës, dëgjimit aktiv ose reflektimit mbi gabimet e bëra ose të vërejtura tek të tjerët.

Rritja e aftësisë për të qenë me të tjerët në një mënyrë pozitive dhe empatia me ndjenjat e tyre, duhet gjithashtu të ulë dëshirën për të shpërqendruar veten, duke kërkuar strehim në marrëdhënie dhe botën fiktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat