Pyeteni nënën sa partnerë i ka pasur në jetë, sepse kjo mund t’jua zbulojë një gjë të rëndësishme se a do të martoheni

Life style

Pyeteni nënën sa partnerë i ka pasur në jetë, sepse kjo mund t’jua zbulojë një gjë të rëndësishme se a do të martoheni

Më: 27 mars 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar nga koha kur nëna juaj është argëtuar, gjërat kyç janë edhe tani të njëjta

Fëmijët do të kenë numër të njëjtë të partnerëve romantikë gjatë jetës siç i ka pasur edhe e ëma e tyre, thuhet në hulumtimin e publikuar në revistën PLoSONE.

Konstatimi i tillë është rezultat i studimit të të dhënave të më shumë se 7.000 nënave dhe të fëmijëve biologjikë në SHBA nga Hulumtimi Kombëtar Longitudional i të rinjve më 1979 dhe Hulumtimit Kombëtar longitutional të fëmijëve të rinj dhe rinisë, ndërkaq shkencëtarët i kanë përcjellë në periudhën prej së paku 24 vjetësh.

– Hulumtimi ka përmbajtur pyetje për partnerët, duke përfshirë edhe ata me të cilët kanë jetuar, ata me të cilët nuk kanë jetuar, për lidhjet të cilat kanë përfunduar me martesë dhe për ata me të cilët kanë përfunduar me divorc

Është zbuluar që numri i martesave dhe numri i partnerëve në rastin e nënave ka qenë i ngjashëm me numrin e partnerëve dhe lidhjeve të fëmijëve të tyre – ka thënë Claire Kamp Dush, profesoreshë inordinare e shkencave humanitare në Universitetin e Ohajos, e cila e ka udhëhequr ekipin e hulumtuesve.

Ajo thotë se numri i njëjtë i partnerëve të nënës dhe fëmijës nuk ka lidhje me statusin shoqëror, por me siguri me ato që nënat i bartin shkathtësitë lidhur me marrëdhëniet romantike te fëmijët, i mësojnë me interaksionin me të gjithë, pra kështu edhe me partnerët e ardhshëm.

Kjo profesoreshë tashmë me vite po studion trendët bashkëshortorë dhe thotë se prindërit tanë na ofrojnë projektin si të bëhemi qenie njerëzore sociale.

Të rriturit me të cilët rritemi me shembujt e tyre na tregojnë si të tregojmë dashuri, si të grindemi, si të kërkojmë falje, si të prezantohemi, si është interaksioni ynë me të moshuarit, me gjinitë e ndryshme, komshinjtë, miqtë…

E gjithë kjo ndikon në atë se farë jemi në lidhje të ndryshme romantike dhe çfarë tipa partnerësh na tërheqin.

Claire shton edhe se si disa gjëra kanë ndryshuar në krahasim me kohët e kaluara dhe që pritjet tona nga partnerët janë shtuar në standarde të larta qesharake.

Megjithatë, thekson ajo, elementet themelore të zgjedhjes së partnerit kanë mbetur të njëjta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat