Disa kufij që nuk duhet të kaloni, ky është gabimi që bëjnë shumë çifte

Life style

Disa kufij që nuk duhet të kaloni, ky është gabimi që bëjnë shumë çifte

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Terapistja Sinead Smith rendit një gabim të madh e të zakonshëm që bëjnë çiftet që dëmton marrëdhënien e tyre.

Terapistja e martesës dhe familjes, e cila ka më shumë se dy dekada përvojë, pohon se shumica e çifteve që vijnë tek ajo për ndihmë kanë të njëjtin problem të përbashkët.

Ajo thotë se shumë nga problemet e tyre burojnë nga ato që thonë gjatë debateve, kur interesi kryesor i tyre është të mbrohen dhe të mos kuptojnë këndvështrimin e partnerit.

Mos thuaj fjalë të këqija në një debat. ndaloni së debatuari për disa sekonda deri sa të jeni më të qetë, më pas vendosni nëse doni të thoni apo jo atë që po mendonit, këshillon Sinead.

Ajo i nxit çiftet që të rishikojnë fjalët e tyre nëse flasin vetëm për të lënduar partnerin e tyre.

Ajo tha se është e rëndësishme të mbani mend se gjithmonë do të ketë mosmarrëveshje në marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i zgjidhni ato pa ngritur zërin dhe pa menduar për fjalët tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat