Cilat shenja shkojnë perfekt me Dashin dhe cilat jo?

Life style

Cilat shenja shkojnë perfekt me Dashin dhe cilat jo?

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Dashi është shenja që nis horoskopin dhe si e tillë, ka shumë aftësi në udhëheqje, është ambicioze dhe kreative. Gjithashtu, Dashi është një shenjë miqësore dhe shumë e organizuar.

Por, si një shenjë që fantazon dhe vdes për romanticitet, e ka paksa të vështirë të gjejë personin e duhur, ndaj ne po jua thjeshtojmë pak punën dhe po ju tregojmë se cilat shenja janë perfekte për Dashin dhe cilat jo.

Shenjat që e kanë muhabetin vaj:

Dash me Luan

Një energji e paparë dhe pasionante, pasi të dyja shenjat shquhen për personalitetin e tyre të fuqishëm dhe shprehës. Dashi dhe Luani formojnë një super dyshe dhe shkojnë shumë bashkë.

Dash me Shigjetar

Një shpirt i lirë dhe një shpirt ëndërrimtar? Dashi dhe Shigjetari vdesin për aventura dhe janë gjithnjë në kërkim të pasioneve dhe zbulimit të gjërave të reja, sepse për ta, monotonia është e tmerrshme! Dy shenjat kurioze nuk lodhen kurrë së eksploruari botën.
 
Dash me Peshore

Të kundërtat tërhiqen dhe Peshorja e mban Dashin me këmbë në tokë. Peshorja arrin ta balancojë dhe ta rikthejë ku duhet Dashin dhe nga ana tjetër, Dashi si një shenjë ëndërrimtare, vendos ekuilibrin mes logjikës dhe dëshirave te Peshorja, Pra, një lidhje simbiozë, ku secili ndihmon tjetrin.
 
Cilat shenja nuk e kanë shumë mirë muhabetin me Dashin?

Në përgjithësi, shenjat që nuk shkojnë shumë mirë me Dashin janë Demi dhe Gaforrja, për shkak se Demi është shumë përtac dhe kryeneç për shpirtin guximtar të Dashit, ndërsa Gaforrja shumë e ndjeshme për të.
 
Ndërsa një lidhje mes Dashit dhe Virgjëreshës apo Akrepit, është diku te 50:50, pasi kanë disa gjëra të përbashkëta, si: organizimi, dëshira për të bërë më të mirën për veten, kurajoja, sinqeriteti, humanizmi dhe pasioni. Ndaj, mund të funksionojë një marrëdhënie mes tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat