Manuali ynë i dashurisë, si të rindizni shkëndijat e pasionit në marrëdhënien tuaj

Life style

Manuali ynë i dashurisë, si të rindizni shkëndijat e pasionit në marrëdhënien tuaj

Më: 4 prill 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Të biesh në dashuri është ndjesia më e bukur në botë, këtë frazë e dëgjojmë gjithandej apo jo? Çfarë nuk flitet zakonisht me zë të lartë është impenjimi dhe vështirësitë që vjnë me një marrëdhënie nëse duam që ajo të jetë e gjatë dhe e shëndetshme. Të qëndrosh i dashuruar duket si një sfidë e vërtetë pasi secili nga ne duhet të mësojë sesi të ndërveprojë me një individ tjetër me të mirat e të këqijat e tij.

Në vijim, ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa këshilla nga Kelli Miller, terapistja e marrëdhënieve në çift:

Pranoni se është normale të mos ndiheni "i dashuruar" gjithë kohës

"Kur bie në dashuri ndjen një pasion të jashtëzakonshëm, por kur marrëdhënia juaj nis të zhvillohet, do të nisni të fokusoheni më shumë tek mbarëvajtja e saj. Pra, fluturat në stomak fillojnë të ikin por mos u shqetësoni pasi kjo nuk do të thotë se dashuria ka mbaruar. Gjëja e parë që duhet kuptuar në lidhje me të qenit në një marrëdhënie afatgjatë është se dashuria nuk është një ndjesi e pandryshueshme,"-shpjegon Kelli.

Vizitoni së bashku fillimin e marrëdhënies

Për të ndihmuar në rindezjen e ndjenjave dhe për të rikthyer pasionin, Miller mendon se idealja është të shkoni në vendet e dikurshme dhe të bëni aktivitete që i bënit në fillim të lidhjes suaj.

"Rikthehuni në zonën ku jeni takuar ose jeni fejuar. Të shkosh diku ku ke kaluar bukur me partnerin mund të të bëjë të rikujtosh se çfarë të tërhoqi tek ai dhe përse t’u duk interesant. Ndonjëherë na duhet një goditje për të rindezur një shkëndijë të fjetur,"-thotë ajo.

Ndani sekrete me njëri-tjetrin

Intimiteti nuk ka të bëjë vetëm me seksin, por dhe me afërsinë emocionale. Nëse e ndjeni partnerin tuaj të largët, provoni t'i tregoni një sekret që nuk ia keni treguar askujt më parë. “Kur çiftet nuk gjykojnë sekretet e njëri-tjetrit, nisin procesin e forcimit të lidhjes së tyre,” thotë terapistja.

Harroni pakënaqësitë e vjetra

“Uluni së bashku dhe në copa të vogla letre shkruani pakënaqësitë tuaja. Më pas digjini letrat duke menduar se qëllimi është çlirimi i ndjesive negative. Ky ritual do t’ju çlirojë,”-shpjegon Miller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat