Kujdes, këto janë 4 fjalitë që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që po përpiqet të bie nga pesha

Life style

Kujdes, këto janë 4 fjalitë që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që po përpiqet të bie nga pesha

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Kultura e dietave dhe influenca e rrjeteve sociale kanë ndikuar në krijimin dhe kultivimin e standardeve të bukurisë që ne njohim dhe përqafojmë sot. Një ndër këto standarde është arritja e peshës ideale me anë të procedurave mjekësore, regjimit ushqimor, suplementeve për të rënë nga pesha dhe aktiviteti fizik.

Është e vërtetuar shkencërisht që një peshë brenda parametrave të Indeksit të Masës Trupore është më e shëndetshme pasi sistemi ynë imunitar është stabël dhe nuk rrezikojmë sëmundje. Megjithatë humbja e pashës për shumë njerëz është një sfidë mjaft e vështirë për shkak të metabolizmit, çrregullimeve me të ngrënin dhe sëmundjeve shoqëruese që ndikojnë drejtpërdrejtë në peshën e tyre. Ndaj, tregohuni të vëmendshëm ndaj pasigurive që të tjerët kanë me përmasat trupore dhe reflektoni në lidhje me kritikat apo shakatë në lidhje me peshën. Një pjesë e mirë e këtyre shakave, ndonëse nuk kanë një qëllim të keq, mund të lëndojnë ndenjat e personit të cilit i drejtoheni.

Në vijim, dëshirojmë të ndajmë me ju 4 fjali të cilat nuk duhet t’ia thoni kurrë një personi që ka probleme me peshën:

Ke humbur peshë? Dukesh shkëlqyeshëm

"Ke humbur peshë, dukesh mirë" është një shprehje që shumë prej nesh e përdorim kur shohim se një person ka rënë nga pesha, por krijon shumë pasiguri. Një pjesë e mire e personave të cilët dobësohen, mund të shtojnë sërish peshë e kështu do të mendojnë se nuk do të ngjajnë aspak mire.

Ndonëse je e shëndoshë je e bukur

Njerëzit mund të fillojnë të mendojnë se ngjanin shumë shëmtuar më parë dhe se bukuria ka të bëjë vetëm me linjat trupore. Kjo ndikon shumë në vetëvlerësim.

Tani që u sëmure të paktën do dobësohesh pak

Ky është një model mendimi i rrënjosur në kulturën tone. "Të ndihesh më i dobët" pas një konsiderohet thuajse si një avantazh, gjë e cila është jashtëzakonisht problematike. Askush nuk duhet të vuajë në për të arritur një standard bukurie të krijuar nga të tjerët.

Ua sa e shëndoshë që ndihem sot

Kjo fjali ndikon thellësisht në mendësinë e dikujt që e thotë. Pesha nuk është një ndjenjë, ndaj kur thoni se "ndiheni të shëndoshë” ju vetëm sa po flisni negativisht për veten. Nga ana tjetër, personit që mund t’ja thoni i shtohen pasiguritë që ka me trupin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat