Zbulo se sa e nxehtë do të jetë fundjava për ty!

Life style

Zbulo se sa e nxehtë do të jetë fundjava për ty!

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Je gati t’i vësh flakën fundjavës? Super, sepse yjet janë në anën tënde! Gjej shenjën tënde dhe zbulo ç’të pret!
 
Dashi

Nëse po del me dikë, këtë fundjavë kujdesu që të shpenzosh sa më shumë kohë me të, brenda dhe jashtë krevatit. Ndërsa, për personat beqarë, kjo fundjavë nuk ofron shumë. Ama, gjithçka do të ndryshojë nga java tjetër, kur Afërdita të hyjë në Binjakë, për të sjellë surpriza fantastike!
 
Demi

Mërkuri është në shenjën tënde dhe të bën një person shumë karizmatik. Ndërsa Afërdita bën gjithçka që këto ditë, të tërheqësh njerëzit që ke qejf. Letrat janë në dorën tënde dhe është çasti perfekt që të qëllosh në shenjë.
 
Binjakët

Fatkeqësisht, fundjava nuk të ofron ndonjë gjë të madhe, por nga e marta, do të përjetosh ndjesi fantastike dhe një shkëlqim i ri do të përshkrojë jetën tënde romantike. Nëse po kërkon personin e zemrës, e marta është fiks dita kur nuk duhet të qëndrosh në shtëpi!
 
Gaforrja

Për ty, kjo fundjavë është e mbushur me romancë. Neptuni ëndërrimtar ndikon në emocionet e tua, në një mënyrë pozitive sigurisht dhe mundëson një lidhje më të bukur me ata që të rrethojnë. Ruaje zemrën nga emocionet e vrullshme dhe qëndro larg ish-ave!
 
Luani

Nëse po planifikon një hap të rëndësishëm gjatë prillit, kjo fundjavë të jep të gjitha bekimet. Ndaj, nëse ke planet për më vonë, ndoshta duhet t’i përshpejtosh. 8-9 prilli u kushtohet Luanëve që kanë një marrëdhënie serioze, ndaj kapni mundësinë!
 
Virgjëresha

Nëse po njihesh me dikë, kjo fundjavë të mundëson një shans fantastik që të krijosh një lidhje të qëndrueshme. Ndikimi i Neptunit t’i bën mbrëmjet mbresëlënëse, ndaj ftoje atë që ke qejf, vishu bukur dhe argëtohu!
 
Peshorja

Gjatë muajve të fundit je përkushtuar më shumë te lidhjet serioze, por ndoshta është momenti që të përqendrohesh edhe te qejfi. Afërdita hyn te Binjakët dhe të dhuron mundësi të reja në jetën tënde romantike, sidomos nëse je single. Mos u çudit nëse gjatë kësaj fundjave, të gjithë të shohin se personin më seksi vërdallë!
 
Akrepi

Yjet të japin një ‘okay’ të madh gjatë kësaj kohe. Nëse po mendon t’i propozosh dikujt, kjo fundjavë është periudha e duhur. Flirtet nuk janë shumë në planin tënd, ndaj mos bëj gjëra që s’i ke me qejf.
 
Shigjetari

Javët e fundit, jeta jote romantike ka qenë pak e ngadaltë dhe kjo fundjavë nuk do të bëjë ndonjë ndryshim të madh. Ama, fillimi i javës tjetër, bën që ti të mund të gjesh një dashuri të re, apo të zbulosh ca gjëra interesante rreth dashurisë dhe seksit.
 
Bricjapi

Këtë fundjavë, seksi do të jetë shumë i nxehtë! Çdo prekje është më sensuale dhe çdo minutë me partnerin/en bëhet më erotike. Intimiteti do të jetë në kulm, ndaj ke rastin që të bësh realitet gjithçka që ke imagjinuar.
 
Ujori

Nëse je i/e interesuar për dikë, do të kapësh momentet e duhura. Një hije misterioze e mbulon personin që ti ke qejf dhe kjo e bën atë edh emë interesant. Gjithsesi, gjatë kësaj fundjave, ti do të jesh personi më seksi!
 
P.S.: Të këshillojmë të respektosh kufijtë e njerëzve përreth, që të mos përfshihesh në ndonjë situatë të pakëndshme.
 
Peshqit

Kjo fundjavë të dërgon ndjesi pozitive, të cilat duhet t’i shijosh. E premtja dhe e shtuna mund të të sjellin një person me energji shumë të mirë, ndaj, nëse e takon, kujdesu që të jesh vetvetja dhe sa më i/e çlirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat