Mbaji mend këto data në prill, sepse do të ndodhin surpriza të mëdha

Life style

Mbaji mend këto data në prill, sepse do të ndodhin surpriza të mëdha

Më: 10 prill 2023 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Prilli është i mbushur me ngjarje qiellore, të cilat do të ndodhin pikërisht në këto data:

10 prill – Afërdita hyn te Brinjakët

11 prill – Dielli dhe Jupiteri bashkëveprojnë në Dash

20 prill – Hëna e re në Dash

20 prill – Dielli shkon në Dem

21 prill – Prapavija e Mërkurit në Dem. :'(

Tani, ç'ndodh saktësisht dhe si ndikojnë këto data tek ti?
 
10 prill - Afërdita te Binjakët

Kur Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë hyn në Binjakë, sjell situata më të bukura dhe festive. Nëse ende nuk e ke, do të gjesh dikë me të cilin mund të grindesh, të bësh qejf, por edhe të mësosh prej tij/saj. Më pas, Afërdita në Binjakë takohet me Ujorin në Pluton dhe kjo do të sjellë një lidhje me të bukur shpirtërore me njerëzit e tu të çmuar.

Persona me ndikim do të hyjnë në jetën tënde, për të të dhënë më shumë mundësi.

11 prill – Dielli dhe Jupiteri bashkëveprojnë në Dash

Dielli dhe Jupiteri do të krijojnë një energji të fuqishme dhe të parezistueshme. Në këtë ditë, duhet të ndërmarrësh rreziqe të reja dhe të kuptosh se nëse nuk guxon, nuk përfiton.

20 prill – Hëna e re

Hëna e re sjell fillime të reja dhe përfundimin e një cikli të gjatë, të mbushur me përvoja dhe mësime. Kjo ngjarje është paksa e rrallë, sidomos sepse ndodh në Dash. Por, do të sjellë fat dhe shumë dashuri në aspekte të ndryshme të jetës tënde.

20 prill – Dielli hyn në Dem

Dielli në Dem të inkurajon t’i bësh qejfin dhe t’i realizosh dëshirat vetes! Falë bashkëveprimit me Plutonin në Ujor, të rikujton se jo gjithmonë do të jesh në kontroll të situatave dhe se ndër betejat që do të të shfaqen përpara, ajo më e vështira do të jetë me veten. Mësohu me gjërat që s’i kontrollon dot dhe pranoji ato.
 
21 prill – Prapavija e Mërkurit

Po, s’do të na lërë kurrë të qetë! Më 21 prill, Mërkuri shkon në prapavijë në Dem, çka do të thotë se shumë plane mund të mos realizohen. Ngadalëso hapin dhe hidhu një sy financave, sepse vërtet kanë nevojë për vigjilencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat