3 hapa që duhet të ndiqni për të gjetur emrin perfekt për fëmijën tuaj

Life style

3 hapa që duhet të ndiqni për të gjetur emrin perfekt për fëmijën tuaj

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Nga zgjedhja e shkollës, tek veshjet, madje edhe për parqet në të cilat luajnë, ne zgjedhim gjithçka për ta që mendojmë se është më e mira.

Por gjërat mund të bëhen paksa të ndërlikuara kur bëhet fjalë për zgjedhjen e emrit të fëmijës tuaj sepse emri do të jetë pjesë e identitetit të fëmijës për pjesën tjetër të jetës.

Me siguri sapo të tregoni se jeni shtatzënë sugjerimet do të jenë të shumta. Për të qenë më të qartë disa prindër bazohen tek numerologjia apo astrologjia, për t’i vendosur një emër fëmijës.

Kultura dhe tradita gjithashtu mund të kenë një ndikim të madh. Disa prindër madje zgjedhin emrin sipas rendit alfabetik, në mënyrë që emri i fëmijës së tyre të mos jetë i fundit në regjistrin e frekuentimit të klasës!

Për të thjeshtuar procesin, ne ju sjellim 3 hapa që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni emrin e përsosur për fëmijën tuaj.

Përshtatja me mbiemrin.

Ju mund të keni gjetur atë që mendoni se është emri i përsosur për fëmijën tuaj, por tingëllon çuditshëm me mbiemrin e familjes… Shumica e familjeve kanë një mbiemër tradicional që është trashëguar përgjatë brezave. Mbiemrat e tillë janë gjithashtu një çështje krenarie për familjen, dhe kjo është një arsye pse emri duhet të përshtatet me mbiemrin. Gjeni një emër të përshtatet bukur me mbiemrin. Në këtë mënyrë, fëmija juaj i rritur mund të krenohet me prejardhjen e mbiemrit.

Kujdes nga inicialet dhe pseudonimet

Ndërsa të bazohesh tek mbiemri i familjes është një gjë shumë e mirë ju gjithashtu mund të kontrolloni inicialet e emrit. Mendoni si do të jenë inicialet e fëmijës suaj dhe bëni kujdes që fëmija të mos vihet kurrë në siklet prej tyre. Sidomos kur fëmija ka edhe një emër të mesëm rrezikoni më shumë me inicialet, prandaj bëni kujdes.

Shkurtimet për emrat e fëmijëve janë gjithashtu një praktikë e zakonshme. Pra zgjidhni një emër që mund të përshtatet edhe për t’u shkurtuar. Për shembull Kristina mund të jetë Tina etj.

Përshtatet me emrat e motrave ose vëllezërve.

Disa prindër preferojnë që t’ju vendosnin fëmijëve të tyre emra që rimojnë. Për shembull Mila dhe Prishila. Këto emra janë të bukur dhe tingëllojnë bukur kur thirren bashkë. Po kështu disa prindër të tjerë zgjedhin që t’i kenë fëmijët me të njëjtën gërmë alfabeti, për shembull Alana dhe Ajla.

Një tjetër trend që po ndodh është dhënia e emrave të ndryshëm për fëmijët, por me një kuptim të ngjashëm – si Emaan dhe Deen – që të dy këto emra përkthehen “besim”. Ose Suria dhe Aditia – të dy këto emra nënkuptojnë “diell”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat