Ç’duhet të bëni nëse keni dyshime se partnerja “po shtiret” në shtrat

Life style

Ç’duhet të bëni nëse keni dyshime se partnerja “po shtiret” në shtrat

Më: 14 prill 2023 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Ndonjëherë njerëzit shtiren për orgazmat e tyre.

Kjo është një gjë thelbësore për t'u ditur, përndryshe ndikon negativisht në egon tuaj.

Ka shumë arsye pse mund të ndodhë..

Por nëse dyshoni se po ndodh… çfarë mund të bëni?

Mund të mos ketë lidhje me ju

Është e mundur që dikush të kënaqet në shtrat pa kaluar në orgazëm. Gratë zakonisht shtiren sepse duan t’ju bindin ju se po e shijojnë atë që po i bëni, por ja që jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimeve tona. Shpesh shqetësohemi se nëse nuk kalojmë në orgazëm do t’ju lëndojmë, kur në fakt ka miliona arsye pse një gruaje mund t'i ndodhë kjo dhe nuk ka të bëjë fare me performancën tuaj.

Fol hapur në lidhje me këtë

Duke inkurajuar partneren me agresivitet që të mos shtiret, është njësoj si partnerja t’ju inkurajojë ju të keni ereksion, thjesht shtoni më shumë tension. Në vend të kësaj mund të kësaj mund t’i drejtoheni butësisht dhe t’i bëni me dije se gjëja më e rëndësishme për ju është që ajo të kënaqet. Pastaj mund të përdorni dhe një vibrator, sa për t’i bërë gjërat më emocionuese për të.

Bëni diçka edhe më interesante

Angazhohuni më shumë në paralojë. Edhe nëse arsyeja pse ajo nuk po vjen, s’ka lidhje me performancën tuaj në shtrat, nuk bëni keq asnjëherë të uleni pak më poshtë. Flisni pistë dhe pyeteni për dëshirat e saj të çuditshme. Çdo gjë do të shkojë mirë, por mbani mend, është e rëndësishme që ajo të kënaqet, njësoj si ju

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat