“Jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti”/ Habit detektivja private: Shqiptarët kapen kollaj

Life style

“Jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti”/ Habit detektivja private: Shqiptarët kapen kollaj

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:18
Shkënda Lili

Detektivja private Shkënda Lili e ftuar në “Më lër të flas” shpjegoi se me kalimin e viteve jo të gjithë personat që tradhtojnë shkojnë në divorc.

Sipas saj ky është një problem, pasi çiftet bëjnë kompromise me njëri-tjetrin për të mos arritur deri tek ndarja.

“Raste ka pafund. Me kalimin e viteve po e shoh akoma më shumë është që jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti. Unë e quaj problem, të kapësh partnerin ose partneren duke tradhtuar dhe ata bëjnë një kompromis më pas me njëri-tjetrin dhe jo të gjithë shkojnë në divorc”, tha detektivja.

Ndër të tjera Lili shtoi se shqiptarët zbulohen shumë kollaj kur tradhtojnë, pasi lëvizin lirshëm në përditshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat