​Çdo person me sy blu në planet është pasardhës i një personi të vetëm

Life style

​Çdo person me sy blu në planet është pasardhës i një personi të vetëm

Më: 17 prill 2023 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Sipas shkencëtarëve, çdo person me sy blu e ka prejardhjen nga një evropian i vetëm që ka jetuar rreth 6000 deri në 10000 vjet më parë.

Fillimisht, të gjithë njerëzit kishin sy kafe në nuanca të ndryshme derisa pati një mutacion specifik që bëri ndryshimin.

Mutacioni është një gjen i quajtur HERC2 dhe ai çaktivizon OCA2, gjenin që përcakton sasinë e pigmentit kaf, kjo është arsyeja pse sytë bëhen blu.

Sa i përket prejardhjes nga i njëjti person, dëshmia për këtë është sepse çdo person me sy blu që jeton sot ka të njëjtin mutacion.

Shkencëtarët mendojnë se vetëm 8 deri në 10 për qind e popullsisë kanë sy blu dhe sytë nuk zhvillohen plotësisht në fëmijëri që do të thotë se pigmenti kaf mund të fillojë më vonë, duke bërë që fëmijët me sy blu të përfundojnë me sy kafe në moshë madhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat