Divorcet, ekonomia dhe tradhtia! Ja një tjetër arsye përse po ndahen çiftet ditët e sotme

Life style

Divorcet, ekonomia dhe tradhtia! Ja një tjetër arsye përse po ndahen çiftet ditët e sotme

Më: 23 prill 2023 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesave në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.

Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT ne 2021 janë regjistruar gati 16 divorce për 100 martesa, nga 8 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990.

Psikologia Valbona Treska prej vitesh kryen terapi ne çift, e për rrjedhoje na jep një pasqyrim të qartë se cilat janë arsyet që I shtyjnë bashkëshortët drejt divorcit.

“Çiftet në Shqipëri vijnë shumë vonë për terapi. Ata drejtohen tek ne, pasi janë konfliktuar fillimisht verbalisht, pastaj fizikisht, janë goditur me njëri-tjetrin, mund të jenë përfshirë familjarët, fëmijët në sherret e tyre dhe atëherë mendojnë se do të gjejnë zgjidhje tek terapia. Terapia nuk është zgjidhja e duhur në momentin që kemi një konflikt të agravuar.

Një nga shkaqet që rëndon marrëdhënien e çiftit është padyshim pjesa ekonomike, të cilës I mbivendosen problematika të tjera si përfshirja e familjes së madhe në familjen e vogël. Kemi kontradita në mënyrën se si bashkëshortët e menaxhojnë ditën e tyre. Kemi përplasje të mentaliteteve, kulturave, formimit. Duhet të theksojmë që janë shtuar rastet kur femrat largohen nga shtëpia duke I lënë fëmijët me bashkëshortin. Ka rënë ajo stigma se burrat janë ata që largohen nga familja dhe ndonjëherë është janë të papërgjegjshëm për fëmijët dhe familjen.

Të mos harrojmë se janë shtuar kërkesat për divorc për shkak të tradhëtisë në çift. Na janë bërë shumë problematike rrjetet sociale. Shumë çifte ankohen se konfliktet kanë nisur nga rrjetet sociale. Ne realizojmë rreth 3-4 konsulta në çift në një ditë, e shtuna është shumë e ngarkuar dhe në një muaj ne kryejmë rreth 100 konsulta.

Ajo që do t’u thosha unë çifteve që janë duke menduar një proces divorci është që të divorcohesh është gjëja më e thjeshte, por vështirësia dhe sfida më e madhe është të mbash familjen, çfarë mund të bëjmë për t’i dhënë frymë kësaj familje, çfarë mund të bëjmë që këta fëmijë të rriten bashkë në një familje ku kanë dhe mamin dhe babin që arrijnë t’I zgjidhin në kohë problemet.”– tha Valbona Treska, Psikoterapiste për çifte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat