Çfarë mund të bëni në një ditë me shi!

Life style

Çfarë mund të bëni në një ditë me shi!

Më: 24 prill 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Shumë njerëz ndihen të dëshpëruar kur bie shi dhe shpesh thonë se ndjehen më mirë kur dielli shkëlqen.

Edhe pse moti i keq mund të ndikojë në disponimin tonë, nuk është vërtetuar se shiu mund të shkaktojë depresion.

Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë treguar disa ide shumë interesante se çfarë të bëjmë në ditët me shi pikërisht si sot

1.Filloni të shikoni një serial pa ndërprerje
Game of Thrones, West World, Breaking Bad, Narcos, Casa de Papel e shumë seriale të tjera ju thërrasin që t’i shihni. Kështu bëni gati kokoshkat dhe vishni pizhamet.

2. Bëhuni kreativ dhe me këtë nënkuptojmë
DIY (Do it yourself) Nuk ka kohë më të mirë për t’u bërë pak kreativ, për të dekoruar dhomën me ndonjë pikturë se sa kur jeni në shtëpi në një ditë me shi

3. Pastroni dhomën tuaj të gjumit
Përveç se do të keni një hapësirë më të rehatshme, do ta bëni mamin vërtet të lumtur, për më tepër do të mund t’i gjeni çorapet me lehtësi.

4. Shikoni një film
Ose dy, tre, ose katër filma…

5. Praktikoni një rutinë të re bukurie, maskë për fytyrën ose mund të gjeni pafund make up tutorials në YouTube
Nuk ka moment më të mirë për të eksperimentuar me veten, se sa kur je në shtëpi dhe nuk ke asgjë tjetër për të bërë. Fundja edhe nëse eyelineri shkon keq, askush nuk do t’ju shohë

6. Mësoni një recetë të re gatimi
I keni parasysh ato videot me ushqim të shijshëm në internet që na bëjnë të gjithëve të na lëshojë goja lëng? Në një ditë me shi ti mund të jesh master chef-i.. i shtëpisë sigurisht.

7.Bëni një sy gjumë
E ku ka më mirë se sa të flesh nën tingujt e shiut?
Edhe pse një verë e mbushur me ditë të nxehta dhe kohë të mirë është ideale, është e pashmangshme që retë do të vijnë dhe shiu do të bjerë. Kur stuhitë të afrojnë, mbani mend se të qëndruarit në shtëpi mund të jetë po aq e këndshme sa pushimet në plazh apo festat me miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat