Zemërimi te fëmijët, shkatërrimtar ose inkurajues

Life style

Zemërimi te fëmijët, shkatërrimtar ose inkurajues

Më: 26 prill 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Kur agresioni është i shëndetshëm ndihmon fëmijët të rriten, por është e rëndësishme që të kanalizohet në mënyrën e duhur. Kjo është arsyeja pse zemërimi i fëmijëve duhet të shprehet gjithmonë. Sidoqoftë ekspertët thonë se po rriten rastet kur kjo ndjenjë shtypet.

Test për të matur agresionin

Një projekt, i cili do të zgjasë dy vjet, konsiston në zbulimin e treguesve të hershëm të zemërimit te fëmijët përmes analizave që matin agresionin me një sërë pyetësorësh të diferencuar sipas grupmoshave. Nga përgjigjet mund të lindin shkallë të ndryshme të rrezikut për të zhvilluar psikopatologji, siç janë izolimi social, bullizmi online, varësia e drogës.

Është e rëndësishme prania e prindërve

Sipas psikiatrit Frederick Tonioni, menaxher i projektit, zemërimi tek fëmijët është shkatërrues dhe i rrezikshëm, sepse dëmton vetëbesimin. Por ekziston edhe një formë e shëndetshme e agresionit, e cila promovon rritjen, instinktin në të cilin fëmijët mësojnë nga përvoja dhe eksplorojnë mjedisin.

Megjithatë, prindërit kanë për detyrë ta shoqërojnë fëmijën me praninë e tyre. Sa herë që një fëmijë bën diçka për herë të parë, e bën këtë me seriozitet të madh dhe intensitet emocional, dhe menjëherë shikoni për praninë e një të rrituri që nuk duhet të ndërhyjë, por të jenë të pranishëm. Nëse kjo nuk ndodh, instinkti i rritjes nuk bëhet përvojë dhe mbahet brenda, duke u kthyer në zemërim tek fëmijët. Dhe ajo që nuk mund të shihet gjithashtu mund të luajë një rol vendimtar në çrregullimet e të mësuarit.

Kujdes!

Pas zemërimit të fëmijëve mund të ketë një rënie të papritur të ecurisë akademike dhe sjelljes regresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat