Herën tjetër kur të pastroni lavamanin, shtoni këtë përbërës dhe do të shkëlqejë sikur ishte i ri

Life style

Herën tjetër kur të pastroni lavamanin, shtoni këtë përbërës dhe do të shkëlqejë sikur ishte i ri

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Ekziston një mënyrë natyrale për të pastruar lehtësisht lavamanin pa përdorur kimikate

Lavamani i kuzhinës është gjithë kohës i ekspozuar ndaj baktereve të ndryshme që në një periudhë afat-gjatë mund të shkaktojnë një sërë problemesh.

Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i pastrojmë ato rregullisht, sepse mbetjet e sapunit, gëlqeres dhe papastërtisë në përgjithësi mund të prishin pamjen e të gjithë kuzhinës.

Ju duhen vetëm disa përbërës për të pastruar lavamanin tuaj prej çeliku të pandryshkshëm:

▪ miell,

▪ një leckë e butë, dhe

▪ ujë të nxehtë me detergjent.

Fillimisht pastroni mirë lavamanin me një leckë dhe detergjent, siç bëni zakonisht. Pasi ta shpëlani lavamanin, lëreni të thahet plotësisht.

Kur lavamani të jetë tharë, spërkatni miell mbi të dhe merrni një peshqir ose leckë të vjetër dhe filloni ta fërkoni.

Për shkak të strukturës së tij, mielli është një gërryes i butë që largon njollat pa dëmtuar sipërfaqet, kështu që të gjitha njollat e ujit do të zhduken së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat