Çka tregojnë të brendshmet për shëndetin e grave?

Life style

Çka tregojnë të brendshmet për shëndetin e grave?

Më: 30 prill 2023 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Nëse keni vërë re ndonjëherë njolla të ngjashme me ato që i bën zbardhuesi në të brendshmet tuaja, atëherë nuk jeni e vetmja.

Shumë gra në rrjetet sociale kanë treguar se iu ka ndodhur të shohin diçka të tillë.

Rebecca Ingalls, eksperte e shëndetit të grave në ShBA tha se para se të hyni në menopauzë, një vaginë e shëndetshme është menduar të jetë acidike, shkruan The Sun.

Ajo shpjegoi se ky acid krijohet nga mikroorganizmat ndihmës të quajtur “lactobacilli”, të cilët mbrojnë kundër mikroorganizmave të dëmshëm.

Arsyeja pse të brendshmet tuaja ndryshojnë ngjyrën dhe në to ka shenja është sepse pambuku është i ndjeshëm ndaj acidit.

Rebecca shtoi se kjo nuk do të thotë që ju duhet të filloni të pastroni vaginën brenda.

“Vetëm pastrojeni jashtë, me ujë dhe sapun të butë, pa aromë, në mënyrë që vagina të pastrohet me aciditetin”, është shprehur tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat