Disa mënyra për ta menaxhuar zemërimin

Life style

Disa mënyra për ta menaxhuar zemërimin

Më: 30 prill 2023 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Jeta dinamike mund të iu sjellë shumë situata të cilat mund t’iu zemërojnë.

Por, sipas ekspertëve shëndetësorë, ka disa mënyra për ta menaxhuar zemërimin.

Sipas tyre, gjëja e parë është të përpunoni zemërimin tuaj në një mënyrë të përgjegjshme.

“Në vend që të thyeni tavolinën tuaj, bisedoni me njerëzit të cilët janë pjesë e zemërimit tënd”, thanë ekspertët.

Preferohet që kur të jeni të zemëruar të mos sulmoni, shkruan The Sun.

“Edhe pse dikush mund të ketë bërë diçka për të shkaktuar zemërimin, ju mund ta trajtoni atë në një mënyrë të shëndetshme. Flisni me njerëzit dhe përpiquni të balanconi atë që ju bën të ndiheni kështu”, thonë ekspertët.

Ata gjithashtu këshillojnë që mos të lejoni që zemërimi juaj të flasë për ju.

Çfarëdo që të bëni, mos veproni në zemërim dhe mos e drejtoni zemërimin tuaj të plotë ndaj askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat