Xhelozë dhe kokëfortë, i njihni pesë karakteristikat negative të shenjës së Demit?

Life style

Xhelozë dhe kokëfortë, i njihni pesë karakteristikat negative të shenjës së Demit?

Më: 1 maj 2023 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Demi është një ndër shenjat me besnike të zodiakut dhe njihet për karakterin e qetë dhe të dashur

Megjithatë sipas shumë njerëzve, si çdo shenjë tjetër, Demi ka dhe karakteristika “jo edhe aq pozitive”.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Kokëfortësia

Demat rrallëherë i ulin brirët e tyre, sidomos kur nuk ndajnë të njëjtin mendim me të tjerët. Sipas shumë njerëzve, ata janë kokëfortë dhe shumë kryeneçë. Demi është i prirur të mendojë se ka gjithnjë të drejtë dhe nuk i pranon me lehtësi kritikat. Kështu, shpeshherë mund të tregohet i ashpër me personat që ka përballë.

Janë shumë të orientuar drejt parasë

Vet shenja e Demit është e lidhur ngushtë me pasuritë materiale. Ata shpesh e bazojnë perceptimin dhe vlerësimin për veten tek sasia e të ardhurave të tyre. Sipas njerëzve të afërt, Demat mendojnë se çelësi i kënaqësisë qëndron tek rritja e të ardhurave dhe përdorimi i tyre si simbole të fuqisë dhe statusit.

Xhelozia

Njerëzve të cilët kanë pasur një partner romantik Dem në jetën e tyre, tregojnë se ata janë natyra shumë xheloze. Xhelozia e tyre nuk është materialiste, por ka të bëjë me kohën që partneri i tyre mund të kalojë me të tjerët. Demat duan vëmendje gjatë gjithë kohës, sidomos nga personat më të dashur. Ata shpeshherë konsiderohen kontrollues dhe paksa posesivë.

Mbajtja e mërisë

Demi mund t’ju mbajë inat deri në fund të jetës. Nëse keni bërë ndonjë gabim kundrejt tyre, dijeni se ata nuk falin edhe aq lehtë dhe do t’ju kujtojnë se çfarë keni bërë përgjithmonë.

Hapësira personale

Demave u pëlqen një rutinë e caktuar dhe nëse dalin nga kjo rutinë mund të ndihen të lodhur dhe nervozë. Nuk para u pëlqen të dalin nga zona e tyre e rehatisë. Zakonisht atyre u duhet kohë të ripërtërijnë energjitë e humbura dhe të kalojnë kohë vetëm. Për ta, kjo kohë është e shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat