Kompanitë që po paguajnë 10 euro në orë, për të shijuar çokolatat

Life style

Kompanitë që po paguajnë 10 euro në orë, për të shijuar çokolatat

Më: 7 maj 2023 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Nëse jeni një fans i madh i çokolatës, atëherë kjo potencialisht mund t’iu bëjë juve që të filloni punën e ëndrrave tuaja.

Mondelēz International, kompania që zotëron çokolatat, si: Cadbury, Oreo, Green & Blacks dhe Milka po kërkon punëtorë për shijim të çokolatave.

Katër kandidatë të suksesshëm do të paguhen 10 euro për një orë për të ngrënë çokolatë gjatë gjithë ditës në vendin e tyre të punës në Wokingham, Berkshire.

Duke parë shpalljen e vendeve të punës në web faqen e tyre, kandidatët duhet të posedojnë disa aftësi thelbësore.

Ata kanë kërkuar kriteret në vijim:

1. Një pasion të madh për ëmbëlsira dhe shije detektuese

2. Ndershmëri kur bëhet fjalë për dhënien e mendimit

3. Etje për të provuar produkte të reja krijuese

4. Një personalitet komunikues për të ndërtuar marrëdhënie të mira me panelin tuaj

5. Një zotërim i mirë i gjuhës angleze

6. Iu kërkohet të provoni produktet që përmbajnë gluten, arra dhe qumështore.

Aplikimin mund ta bëni në uebfaqen e tyre zyrtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat