5 pozicione për të lehtësuar dhimbjet gjatë periodave

Life style

5 pozicione për të lehtësuar dhimbjet gjatë periodave

Më: 7 maj 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Gjatë ciklit menstrual, substancat hormonale (prostaglandinat) shkaktojnë kontraktimet e muskujve të mitrës. Nivele më të larta të kësaj substance shoqërohen me dhimbje të forta barku ose të shtyllës kurrizore. Për vajzat fatlume, këto ditë të muajit kalojnë pa u ndjerë aspak, por për pjesën tjetër dhimbjet bëhen të tmerrshme e të padurueshme. Nëse bëni pjesë në grupin e dytë, këto ushtrime me bazë yoga, aspak të komplikuara, mund t’ju ndihmojnë sadopak. Marrin vetëm 5 minuta nga koha juaj.

1. Forward Bend

- Qëndroni drejt me këmbët e bashkuara dhe merrni frymë thellë.
- Ngrini krahët lart ngadalë dhe vendosini përpara trupit duke u përkulur deri sa të arrini te këmbët.
- Qëndroni kështu për 1 minutë.

2. Supported Half-Moon

- Qëndroni në anën tuaj të majtë, përballë një muri.
-  Bëni ngadalë përpara, duke sjellë majat e gishtave të dorës së majtë drejt dyshemesë. Në të njëjtën kohë, ngrini këmbën e djathtë pas jush.
- Përpiquni ta mbani këmbën e djathtë në drejtim të njëjtë me pjesën tjetër të trupit.
- Qëndroni kështu për 30 sekonda. Më pas, ndryshoni anën dhe bëni të njëjtën gjë.

3. Head to Knee

- Uluni me një këmbë të shtrirë dhe tjetrën të përthyer.
- Merrni frymë thellë dhe ngrini krahët lart.
- Teksa lëshoni frymën, ulini krahët dhe përkulni trupin drejt këmbës.
- Qëndroni kështu për 30 sekonda. Më pas, me këmbën tjetër, bëni të njëjtën gjë.

4. Wide-Angle Forward Bend

- Shtrihuni me këmbët e hapura dhe përpiquni të tërhiqni përpara krahët sa më shumë të mundeni.
- Qëndroni kështu për 1 minutë.

5. Reclined Bound Angle Pose

- Uluni në dysheme me një batanije të mbështjellë përgjatë gjatësië së shpinës dhe mbani një jastëk në fillim.
- Përkulni gjunjët duke bashkuar thembrat e këmbëve dhe më pas, ngadalë vendosni shpinën tuaj mbi batanije dhe
kokën mbi jastëk.
- Mbani dhe lëshoni frymën vazhdimisht dhe në fund pushoni në atë pozicion për 1 minutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat