Rrëfehet gruaja: Kam vendosur ta ribëj gjoksin pasi burri shikon video “të nxehta” me femra të plota

Life style

Rrëfehet gruaja: Kam vendosur ta ribëj gjoksin pasi burri shikon video “të nxehta” me femra të plota

Më: 8 maj 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një grua ka treguar dëshpërimin e saj me burrin i cili nuk po dëshiron të bëjë seks me të. Por, a mund të jetë zgjidhje operimi i gjoksit për t’ia rikthyer libidion burrit?

Lexoni rrëfimin:

E dashur psikologe: Po mendoj të ribëj gjoksin për ta mbajtur gjysmën time tjetër të etur, sepse jam ngopur duke qenë në një martesë pa seks.

Burri im është 33 vjeç dhe unë jam 31. Ai është dashuria ime e parë dhe ne kemi qenë bashkë që nga adoleshenca.

Në ditët tona të hershme ne nuk mund ta largonim dorën nga njëri-tjetri, por nuk jam e sigurt nëse atij i dukem ende tërheqëse.

Dikur bënim seks shpesh, ndonjëherë katër ose pesë herë në ditë në të njëzetat.

Por tani, do të jem me fat nëse bëjmë dashuri një herë në muaj.

Kur e bëjmë këtë, jam gjithmonë unë që e inicioj atë.

Ka pasur raste që kam veshur të brendshme nëpër shtëpi në përpjekje për ta joshur, por atij nuk i lëviz as qepalla.

Kam vënë re gjithashtu se ai ka vizituar faqe pornografike në kompjuterin tonë dhe kur kontrollova historinë, duket se i pëlqejnë femrat e plota.

Unë jam e imët dhe kam qenë gjithmonë mjaft e vetëdijshme për gjinjtë e mi 32A.

Nuk mendoja se e shqetësonte burrin tim, por a mund të jetë kjo arsyeja që ai nuk do të bëjë më seks me mua?

Dashuria dhe kimia seksuale janë vërtet të rëndësishme për mua.

Unë thjesht dua që ajo ndjenjë të kthehet me burrin tim, kështu që po kursej për të bërë gjoksin operacion për ta surprizuar.

Nuk dua të humbas atë që kishim, por çka nëse ai ende nuk më pëlqen, edhe pasi e kam kaluar veten në një operacion estetik?

Përgjigja e psikologes: Kirurgjia estetike nuk është zgjidhja.

Nëse doni të përmirësoni lidhjen me burrin tuaj, vendi më i mirë për të filluar është përmes komunikimit të hapur.

Ka shumë arsye pse njerëzit nuk angazhohen aq shpesh në seks.

Humbja e libidos mund të shkaktohet nga stresi, depresioni ose ndoshta ka ndonjë aspekt të marrëdhënies suaj me të cilën ai është i pakënaqur.

Ndonjëherë meshkujt mund të mbështeten tepër te pornografia.

E vetmja gjë që mund t'ju garantoj se nuk do të jetë problemi është madhësia e gjoksit tuaj.

Por nuk do ta zbuloni nëse nuk flisni me të. Ndaj bëjini të ditur se jeni të shqetësuar.

Pyete nëse ka ndonjë gjë që e shqetëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat