Kriza në çift, lidhje paralele dhe ndryshime të parashikueshme: këto shenja duhet të kenë kujdes gjatë majit

Life style

Kriza në çift, lidhje paralele dhe ndryshime të parashikueshme: këto shenja duhet të kenë kujdes gjatë majit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Dashi: Gjatë këtij muaji ju këshilloj të jetoni në mënyrë shumë të kujdesshme, veçanërisht nëse keni një histori paralele. Ktheheni në shtëpi shumë të lodhur dhe debatoni për gjënë më të vogël me partnerët. 2023 është gjithashtu viti i mbylljes përfundimtare i të gjitha marrëdhënieve që kanë hasur pengesa. Marsi do të jetë në një aspekt interesant nga e shtuna e datës 20 dhe do t’ju nxitë të veproni siç ju thotë zemra, duke mos hezituar aspak për zgjedhjet tuaja të rëndësishme.

Demi: Ky do të jetë një qiell interesant në fushën e ndjenjave. Marrëdhëniet e ftohta kanë marrë fund dhe tani pasionin do ta investoni vetëm në marrëdhënie të rëndësishme. Beqarët duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë dhe të marrin vendime, por sidomos të pranojnë të shkojnë në takime me njerëz të rinj. Venusi kalon në shenjën tuaj prej datës 7. Dhe kur yjet janë në favorin tuaj, atëherë edhe ju bëhuni gati dhe mos e humbisni rastin të përjetoni emocione të veçanta. Fillon një fazë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të martohen, të jetojnë së bashku, të ligjërojnë një lidhje ose thjesht po mendojnë për një projekt jete së bashku. Janë gjithnjë e më të fortë ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë ose të zhvillojnë një projekt të tillë si një punë që duhet bërë në çift.

Binjaket: Me këto yje në fushën e ndjenjave, edhe ata që sapo janë ndarë do të kenë mundësitë e tyre. Marrëdhëniet që lindin në këtë muaj janë intriguese, edhe sepse Afërdita do të qëndrojë në shenjë deri të dielën të datës 7. Ata që kanë mbyllur një lidhje së fundmi, tani ndihen më të lirë. Mund të bëjnë zgjedhje pa u ndikuar nga të tjerët. Kjo qetësi e sapogjetur në fushën e ndjenjave mund të shndërrohet  në një dëshirë për të zgjeruar familjen ose për të krijuar një të tillë. Megjithatë, çiftet që duan të martohen ose të jetojnë së bashku, mund të përballen me disa vonesa ose me një situatë ende jo të sigurt ekonomike. Bëni kujdes të shtunën më 27 dhe të dielën 28, data kur mund të debatoni me familjarët. 

Gaforrja:  Ka nga ata që kanë menduar se ishin më mirë vetëm. Disa marrëdhënie sentimentale janë krijuar ose u është dashur të përballen me një moment krize të rëndë. Maji sjell perspektiva të mira për të gjithë, madje edhe për ata që nuk besojnë te dashuria.  Ata që jetojnë një marrëdhënie që ka baza të shëndosha, do të jenë në gjendje të rikuperojnë emocionet dhe buzëqeshjet. Duhet t’u thoni “jo” marrëdhënieve që cenojnë lirinë tuaj. Takime të reja për beqarët. Ata që duan të bashkëjetojnë, të zyrtarizojnë një lidhje ose të kenë një fëmijë, gjithçka do të shkojë si jo më mirë gjatë muajve të ardhshëm.

Luani: Ka tension në ajër. Është një qiell që paralajmëron ndryshime: më të rëndësishmet, kanë të bëjnë me çiftet që vërtet nuk shkojnë mirë dhe që kanë përjetuar tashmë momente të ndërlikuara vitin e kaluar. Ekziston rreziku që njëri nga të dy të zgjedhë të jetojë larg ose të dashurohet me një person tjetër! Mendja e shëndoshë duhet të mbizotërojë në këtë periudhë të vitit, kështu që edhe nëse njëri prej jush ka probleme me punën, do të tregoheshit të matur të përpiqeni të gjeni një kompromis. Ata që kanë zgjedhur të jetojnë vetëm, sigurisht që tani nuk duan marrëdhënie zyrtare ose lidhje shumë të ngushta, por dëshira për t'u admiruar mbetet e pakundërshtueshme, kështu që mund të kënaqeni duke bërë dikë të dashurohet pas jush. Vendimet në lidhje me zyrtarizimin e marrëdhënies, bashkëjetesës apo martesës janë paksa të vonuara.

Virgjersha: Ata që kanë vendosur prej kohësh të jetojnë bashkë, të ndryshojnë qytet, të bashkohen me një person, tani do të kenë më shumë mundësi për të vazhduar atë që duan. Dëshira për të sqaruar të gjitha raportet është e vazhdueshme nuk ju ka munguar që prej vitit të kaluar. Çiftet e konsoliduara rezistojnë, ndërsa ato të pasigurta tani i kanë dhënë fund. Kanë kaluar disa muaj, nëse jo vite, që shumica e të lindurve mendon se duan të përjetojnë një ndryshim të thellë. Edhe pse ju jeni një shenjë konservatore, dëshira për gjëra të reja ju ka pushtuar së fundmi. Shumë aktive do të jetë edhe fundjava ndërmjet së shtunës 27 dhe së dielës 28 . Disa çifte janë grindur shumë, por do të gjejnë fuqinë të buzëqeshin sërish

Peshorja: Në dashuri ju duhet pak durim. Duket se së fundmi diçka nuk ka shkuar mirë. Ata që sapo janë ndarë, kanë gjetur  menjëherë një pasion të ri. Çiftet që duan njëri-tjetrin nuk kanë probleme, por po përballen me shumë ndërlikime. Njëri nga partnerët është më i përqendruar seç duhet në punë dhe po neglizhon tjetrin. Situata për beqarët është ende e dyshimtë, jo aq për shkak se nuk ka mundësi për t'u takuar, por sepse duket e vështirë për të bërë zgjedhje përfundimtare, si martesa apo bashkëjetesa. Qershori do të jetë më i mbarë në fushën e ndjenjave.

Akrepi: Në këtë periudhë, dashuria ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Shpresoj që zemrat e vetmuara të kenë pasur tashmë një takim të veçantë dhe mbi të gjitha ata që po përjetojnë një lloj konflikti pune dhe janë në dyshim për të ardhmen e tyre, të kenë pranë tyre një person pozitiv. Afërdita ju lejon të shijoni ndjesi të veçanta sidomos prej datës 7 maj. Të zhgënjyerit i nxit të zënë miqësi të reja, vetëm ta marrin shtruar. Akrepat janë të vështirë për t'u besuar, por duhet bërë një hap i vogël përpara.

Shigjetari: Çiftet që u martuan ose u bënë me fëmijë vitin e kaluar mund të gëzojnë ende përfitimet e Jupiterit deri në mes të muajit. Kjo do të thotë se ata që e duan njëri-tjetrin do të vazhdojnë, ndërsa ata që nuk ndiejnë më si dikur, mund të përjetojnë njëfarë hezitimi. Yjet favorizojnë shumë beqarët, duhet vetëm të bëni zgjedhje të mira. Mos merrni gjithçka si të mirëqenë dhe të harroni t’i dhuroni emocione partnerit edhe në këndvështrimin intim. Gjatë dhjetë ditëve të para të muajit kthehet pasioni në çift. 

Bricjapi:  Maji është një muaj disi i turbullt edhe në fushën e ndjenjave. Çështjet që lidhen me punën dhe ekonominë janë dominueset në jetën tuaj. Nëse marrëdhënia juaj është në krizë, duhet të bëni një analizë të kujdesshme dhe të kuptoni nëse ia vlen ta vazhdoni apo jo. Prania e Venusit më datë 7 është shqetësuese, por Jupiteri do të shërbejë si kundërpeshë. Nëse një histori ka marrë fund, atëherë, mos mendoni më për të. Ka të ngjarë që disa zgjedhje romantike të mos kuptohen nga të afërmit, të cilët priren të jenë paksa ndërhyrës. Duhet të shmangim polemikat dhe mbi të gjitha të fitoni qetësinë e brendshme. Një dashuri e lindur në maj mund të duket e parëndësishme, por nga qershori do të marrë hov.

Ujori:  Marrëdhëniet që janë drejt fundit, gjatë gjysmës së dytë të majit, do të shkëputin gjithçka. Ju kujtoj gjithashtu se nga qershori, Venusi do të nisë një tranzit kritik që do të zgjatë deri në fillim të tetorit. Kjo nuk do të thotë se të gjitha historitë do të kalojnë në krizë, por që sipas të gjitha gjasave, do të jenë më të vështira për t'u menaxhuar; ndoshta dashuria nuk mungon, por ka shumë probleme dhe faktorë të jashtëm që ju mundojnë. Këto ditë pasioni do të jetë i zbehtë, por periudha do t’ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo në një marrëdhënie. Nëse keni qenë viktimë e një marrëdhënieje të paqartë ose jokreative për shumë vite, dëshira për t'u rebeluar do të jetë shumë e madhe. N

Peshqit: Marrëdhëniet që kanë lindur këta muaj janë interesante. Venusi ka një pozicion të shkëlqyer që prej datës 7 dhe Jupiteri do t’ju mbrojë. Një qiell shumë i bukur jo vetëm për ata që duan të gjejnë dashurinë pas një periudhe të keqe, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Ky horoskop sjell fat jo vetëm për ata që janë në një lidhje të rëndësishme dhe kanë arritur të kalojnë muaj të vështirë, por edhe për ata që kanë disa kohë vetëm. Është e vërtetë që në dashuri nuk ka gjasa të jeni të kënaqur, por tani do ta keni më të lehtë të takoni njerëz të rinj dhe të zbuloni tek një miqësi një marrëdhënie që mund të shkojë përtej.  Tani për tani, ju duhet vetëm të kërkoni qetësi dhe ekuilibër, mos humbni kohë në diskutime të kota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat