“Kjo shenjë horoskopi duhet të tregojë kujdes me shëndetin”/ Meri Shehu bën paralajmërimin e fortë

Life style

“Kjo shenjë horoskopi duhet të tregojë kujdes me shëndetin”/ Meri Shehu bën paralajmërimin e fortë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:17
Meri Shehu

Meri Shehu e cila ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin maj në “Wake Up”, ka paralajmëruar shenjën e Shigjetarit që të bëjë kujdes me shëndetin, pasi nga punët e shumta që i ngarkon vetes mund të ndihet i lodhur, të ketë ankth dhe stres.

Këshilla e saj për këtë shenjë është që të mos shpërdorojnë energjitë.

“Shigjetarët do merren shumë me punë, do lodhen një çikë në jetën e përditshme. I hapin vetes shumë punë sepse Jupiteri në shenjën e Demit për Shigjetarët do të thotë punë gjithandej, ankth, stres pune.

Me shëndetin duhet të kenë kujdes sepse sikur avancon shumë kjo çështja e të lëvizurit shumë ose shpërdorimit të energjisë. Do kenë shumë rrëmuje, lëvizje dhe shumë punë, por mund të jetë dhe për mirë kjo gjë”, është shprehur astrologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat