Studimi: Burrat që ushtrojnë ‘Yoga’ janë më të mirë në seks

Life style

Studimi: Burrat që ushtrojnë ‘Yoga’ janë më të mirë në seks

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Është një nga ankesat më të zakonshme të shëndetit seksual, që prek shumicën e meshkujve, por tani një studim i ri ka hedhur dritë mbi një ‘ilaç’ të mundshëm për ejakulimin e parakohshëm (PE).

Rreth një e treta e meshkujve kanë pranuar se mos zgjatja e mjaftueshme ishte një problem i zakonshëm për ta, por më pak se një e katërta në fakt kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ka një mori arsyesh pse një burrë mund të vuajë me PE-ja, duke përfshirë depresionin, shqetësimin, stresin, abuzimin me substancat, abuzimin seksual ose imazhin e dobët të trupit.

Tani, një rishikim i ri shkencor ka zbuluar se marrja me një hobi të ri mund t’i ndihmojë burrat të luftojnë PE-në dhe të zgjasin më gjatë në shtrat, shkruan The Sun.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se mund të jetë koha për të bërë yoga nëse duan që marrëdhënia seksuale të zgjasë më shumë.

Rezultati i studimeve doli të jetë se burrat që vuajnë nga kjo gjendje, mund të përfitojnë edhe nga praktikimi i pozicionit me kokën poshtë, gjatë kohës së praktikimit të yogës.

Sipas studimit, përfitimet e yogës në PE përfshijnë përmirësimin e funksioneve riprodhuese, rregullimin hormonal, rritjen e ndërgjegjësimit, menaxhimin më të mirë të faktorëve të rrezikut të lidhur me PE dhe forcimin e muskujve të legenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat