Shkencëtarët e thonë; Njerëzit që fillojnë punën para orës 10:00 përjetojnë torturë

Life style

Shkencëtarët e thonë; Njerëzit që fillojnë punën para orës 10:00 përjetojnë torturë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Sipas Dr. Paul Kelley, studiues kryesor në Universitetin e Oksfordit, thotë se njerëzit që fillojnë para orës 10 të mëngjesit përjetojnë torturë.

Ora e brendshme  e trupit që njihet si “Ritmi Circadian”,  tregon se si trupi dhe truri ynë funksionon në raport me kohën.

Prandaj ai konsideron se fillimi punës para orës 10:00, torturon trupin tonë dhe ndikon negativisht në ekuilibrin natyror në trup.

Në fillim të shekullit të 20-të, kur u prezantua orari 8 orësh në punë, askush nuk e ka menduar orën natyrore të trupit të njeriut.

Si rezultat, Dr. Paul Kelley pretendon se:

“Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për sistemin trupor, afekton fizikun, aspektin emocional dhe përformancës trupore”.

Ai rekomandon se njerëzit duhet të fillojnë në orën 10:00 punën, sepse në të kundërtën njerëzit do të vuajnë nga mungesa e gjumit. Kjo gjë është e njëjtë në të gjithë botën.

Sipas “The Telegraph”, nëse vetëm një javë flini më pak se 6 orë ju do të qoni në ndryshim 711 gjeneve dhe funksionimin e tyre.

Besohet se të ndryshuarit e orarit të punës do të bëj ndryshime të mëdha në produktivitetin në punë por edhe shëndetin e mendor e fizik të punonjësve.

Tashmë një shkollë britanike ka testuar teorinë e Dr.Kelley, duke shtyrë orarin e mësimit nga 8:30 në 10:00 dhe pas një kohë të gjithë studentet treguan rezultate më të mira në mësim dhe nota vlerësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat