Pesë gabime që duhen shmangur kur i lani çarçafët

Life style

Pesë gabime që duhen shmangur kur i lani çarçafët

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Larja e çarçafëve nuk është një nga punët më të këndshme, megjithatë, duhet bërë në mënyrë korrekte për të mos shkaktuar “dëm”.

Kathleen Bell, ka treguar për Express.co.uk, mënyra se si të korrigjohen pesë gabime të zakonshme gjatë larjes së çarçafëve.

Lani çarçafët vetëm kur janë dukshëm të palarë

Kathleen paralajmëroi se larja e çarçafëve kur ato janë dukshëm të pista mund të çojë në grumbullimin e mikrobeve, djersës, pluhurit dhe papastërtisë me kalimin e kohës, gjë që mund të ndikojë negativisht jo vetëm në çarçafët, por edhe në shëndetin tuaj.

Larja e çarçafëve me peshqir dhe rroba

Një gabim i zakonshëm që bëjnë njerëzit është që të supozojnë se çarçafët e tyre mund të lahen në të njëjtin vend me peshqirët dhe rrobat.

Eksperti paralajmëroi se larja e sendeve të tilla së bashku mund të çojë në larje joefikase pasi materiale të ndryshme kanë nevoja të ndryshme, siç është temperatura.

Shtimi i shumë detergjentit

Besimi se çarçafët kërkojnë më shumë detergjent është “një keqkuptim i zakonshëm që në fakt mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë”.

Kathleen shpjegoi: Detergjenti shtesë nuk çon në çarçafë më të pastër dhe në të vërtetë mund të dëmtojë makinën larëse dhe shtratin tuaj në planin afatgjatë.

Përdorimi i tharëses së rrobave

Tharja e çarçafëve me ajër është një “mënyrë e shkëlqyer për të rritur jetëgjatësinë”, për të parandaluar tkurrjen dhe për të ndihmuar në kursimin e parave.

Moskontrollimi i etiketave

Duke qenë se të gjithë çarçafët nuk janë bërë njëjtë, materiale të ndryshme kanë kërkesa të ndryshme për larje. Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e kujdesit në etiketat e çarçafëve pasi dështimi për ta bërë një gjë të tillë mund të çojë në dëmtimin ose zbardhjen e tyre, paralajmëroi Kathleen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat