Si të disiplinoni fëmijën vetëm me një fjali?

Life style

Si të disiplinoni fëmijën vetëm me një fjali?

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Edukimi i fëmijës është një proces jo i thjeshtë, kërkon kohë dhe durim. Fëmijët ndonjëherë mund të testojnë durimin tuaj me sjelljet e tyre të pabindura. Ka disa situata, kur fjalët e tepërta nuk ndihmojnë për të disiplinuar fëmijët, por mjafton një fjali e vetme.

Ja si të disiplinoni fëmijën vetëm me një fjali:

“E di, është e vështirë.”

Kjo fjali, e shoqëruar me një fytyrë të sinqertë mund ta qetësojë fëmijën kur ka shumë ngarkesë emocioanle.

“Shkojmë, të lutem!”

Mos i thoni fëmijës çfarë të ndalojë së bëri, për shembull “Mjaft debatove me shokët, duhet të ikim”. Por fokusohuni tek ajo që duhet të bëjë.

“Provo përsëri.”

Fëmijët bëhen më bashkëpunues nëse e dinë se janë nën kontroll të situatës.

“Çfarë të thashë?”

Kujdes me mënyrën si e thoni këtë fjalë, thojani qetësisht, pa ngjyrime emocionale. Kështu ju e bëni fëmijën të rikujtojë edhe njëherë se çfarë duhet të bëjë apo si të sillet.

“Unë të dua shumë prandaj nuk dua të debatoj.”

Është e rëndësishme t’i tregoni fëmijës sa e doni.

“Nuk mund të kuptoj kur përdor këtë zë.”

Kjo është një alternativë e shëklqyer në vend të fjalisë “Majft bërtite!”.

“Si duhet të pyesim?”

Ndihmoni fëmijët të rikujtojnë rregullat përmes një pyetjeje të qetë, pa i qortuar e bezdisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat