7 stacionet e lirisë për mirëqenien tuaj

Life style

7 stacionet e lirisë për mirëqenien tuaj

Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Tema mbi të cilën dua të reflektoj sot është tema e gjithë jetës sime: liria. A ka vërtet një rrugë drejt lirisë? Çfarë është liria? Do të nisesha nga përvoja e kundërt, pra ‘burgu’. Si qenie njerëzore, ne shpesh përjetojmë të qenit i kufizuar.

Megjithatë, kufiri nuk është domosdoshmërisht një burg, veçanërisht kur ne jemi në gjendje ta mirëpresim atë dhe ta shohim qartë. Në këtë rast, mund të themi se përfaqëson një urë drejt lirisë.

Në të vërtetë, liria nuk është zotërimi i kësaj apo asaj, por një kusht i brendshëm i qenies. Në reflektimin tim, e imagjinoj atë si një rrugë të përbërë nga disa stacione, e para prej të cilave është aftësia jonë për të ndaluar dhe vëzhguar.

Vëzhgoni çfarë? Shumësia e vetes sonë.

Ne jemi doktor Jekyll dhe zoti Hyde, ne jemi gjashtë personazhet në kërkim të një autori, ne jemi një, askush dhe njëqindmijë Pirandello.

Pra, hapi i parë për këtë kusht të brendshëm të lirisë është të shikojmë veten ashtu siç jemi, pa gjykuar, pra pa lënduar veten, në atë gjendje të dashurisë për veten – të “Unë e dua veten” – që na çliron, duke ndjellur dëshirën që të bëhemi mirë.

Çfarë do të thotë të bësh më mirë?

Fillimi i lëvizjes drejt stacionit të dytë, që i përgjigjet një aftësie të jashtëzakonshme, atë të vëmendjes, që fjalë për fjalë do të thotë “pa tension”.

Duhet t’i themi vetes se nuk kami frikë nga ajo që shohim dhe se jemi në gjendje t’i kushtojmë vëmendje vetes, domethënë të mos e lëmë veten të lëndohemi, por të qëndrojmë aty dhe të mësojmë.

Stacioni i tretë në rrugën drejt lirisë është ai i vullnetit.

Shumica e njerëzve imagjinojnë se kanë një vullnet të pafund, por nuk është kështu, secili prej nesh ka vetëm një vullnet të vogël.

Megjithatë, ajo pak që ne jemi në gjendje të bëjmë është e çmuar, sepse përfaqëson hapin që na bën të shkojmë drejt lirisë gjithnjë e më të madhe dhe pranë një stacioni tjetër: ndërgjegjësimit.

Kur arrijmë në të kuptuarit e asaj që jemi, dhe mbi të gjitha, në ndërgjegjësimin se çfarë mund të bëhemi, stacioni tjetër bëhet i qartë: ne kemi lindur për të evoluar, domethënë për të avancuar drejt vetënjohjes, drejt dashurisë për veten. E njëjta gjë që në mënyrë të pashmangshme kthehet në dashuri për njëri-tjetrin, për të tjerët, duke përmirësuar mjedisin rreth nesh.

Mundemi, sepse kami fuqinë t’i tregomëj vetes se çfarë historie duam të mishërojmë.

Është mbi këtë fuqi që ne bëhemmi më të vetëdijshëm se më parë, për të bashkuar copëzat tona, duke u bërë kështu më të etur për të thënë të vërtetën, jo aq përpara të tjerëve, sa për veten tonë.

Pra, kjo jo fshehja, kjo mos ikja, qëndrimi këtu, na lejon të ndalojmë së mbivlerësuari apo nënvlerësuar veten.

Në të vërtetë, iluzioni i plotfuqishmërisë (mbivlerësimi) ose akuza (nënvlerësimi) janë dy anët e së njëjtës medalje dhe janë këto që na burgosin.

Për të filluar rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe për të arritur një cilësi më të lartë të jetës, duhet thjesht të pranojmë idenë që duhet të stërvitemi.

Nuk mund të bëjmë asgjë vetëm.

Vetëm me të tjerët mund të bëhemi të aftë ta shikojmë veten drejt, duke na kthyer imazhin e vërtetë, jo atë artificial për t’u përshtatur me atë që Tizio, Caio, ajo situatë, ai grup apo ai kontekst kërkon dhe kërkon prej nesh.

Ai që dëshiron të evoluojë, që kërkon rrugën drejt lirisë, ushqehet me dëshirën e tij për të takuar Jetën duke qenë i pranishëm në të dhe e ndan këtë dëshirë me botën rreth tij, moment pas momenti.

Për të përfunduar, 7 stacionet për lirinë janë:

1. Vëzhgimi për të nisur udhëtimin

2. Kujdei për të avancuar atë

3. Gatishmëria për të kuptuar se çfarë duhet bërë

4. Ndërgjegjësimi për të hartuar historinë tonë

5. E vërteta për të mos gënjyer veten

6. Ndërgjegjja, për të rënë në kontakt me ato ide që lindin nga përvoja e gjallë e ndryshimit të mundshëm

7. Stërvitja, për të ecur drejt realizimit tonë.

Unë ushqehem me këta shtatë hapa çdo ditë dhe reflektoj periodikisht për ta.

Shpresoj se mund t’ju frymëzojnë gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat