Shqiptarët mbajnë lidhje paralel për shumë vite! Detektivja zbulon faktet dhe del me thirrjen e fortë

Life style

Shqiptarët mbajnë lidhje paralel për shumë vite! Detektivja zbulon faktet dhe del me thirrjen e fortë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 10:42
Shkënda Lili

“Këtu në Shqipëri fatkeqësisht mbajnë lidhje disa vjeçare”, është shprehur ndërsa ka qenë e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi” detektivja e tradhtive Shkënda Lili.

Ajo këshilloi që shqiptarët duhet ta respektojnë familjen dhe mos të jetojnë një jetë të dyfishtë, sepse në fund gjithçka zbulohet.

“Sado të tradhtosh do zbulohesh, do zbulohet e vërteta. Mos me një detektiv, vetë personi bashkëshorti apo bashkëshortja do e kuptojë. Asgjë nuk mbahet fshehurazi, dhe mesazhi është që familja është e shenjtë dhe duhet respektuar.

Ose duhet të mbash një drejtim, ose nuk mbund të mbash dy kunguj në një sqetull në të njëjtën kohë. Është tjetër gjë një lidhje disa vjeçare, është tjetër gjë një flirt. Këtu në Shqipëri fatkeqësisht mbajnë lidhje disa vjeçare”, tha detektivja Lili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat