Hiqni qafe barërat e këqija të kopshtit me uthull të bardhë

Life style

Hiqni qafe barërat e këqija të kopshtit me uthull të bardhë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Barërat e këqija të kopshtit janë problematike jo vetëm sepse prishin pamjen e kopshtit, por edhe sepse konkurrojnë me bimët e kultivuara, duke ua vjedhur rrezet e diellit, ujin dhe lëndët ushqyese nga toka.

Barërat e këqija në kopsht janë të pashmangshme. Ndërsa disa, si gjethet e ngrënshme të luleradhiqes, ofrojnë përfitime të caktuara, nëse i lini të përhapen shumë, ato lehtë mund të dalin jashtë kontrollit. Sa hap e mbyll sytë, ato mund të bëhen kërcënim për lulet, bimët dhe perimet e tjera, por edhe një makth për t’i çrrënjosur dhe hequr.

Disa prej tyre madje pengojnë rritjen e bimëve duke lëshuar kimikate toksike në tokë. Për fat të mirë, ato bimë të bezdisshme dhe shumë të qëndrueshme mund të trajtohen në një mënyrë miqësore me mjedisin – me fjalë të tjera, pa helmuar tokën, ujërat lokale, kafshët e egra dhe njerëzit.

Ka shumë produkte komerciale në treg që do të vrasin shpejt barërat e këqija, por shumica e tyre përmbajnë kimikate potencialisht të dëmshme. Prandaj, drejtohuni drejt alternativave natyrale pa kimikate dhe do të kurseni para dhe nuk do të përdorni pesticide.

Një nga zgjidhjet efektive është uthulla e bardhë, të cilën shumica e njerëzve e kanë në shtëpitë e tyre. Sipas ekspertëve, acidi në uthullën e bardhë i vret barërat e këqija. Kjo është arsyeja pse është një zgjidhje e shkëlqyer për pastrimin e kopshtit tuaj.

Uthulla e bardhë me acid acetik pesë për qind mund të depërtojë në membranat e bimëve, duke i vrarë ato nga gjethet e poshtë. Vendosni uthullën në një shishe me spërkatje, mos e holloni dhe spërkatni gjethet e barërave të këqija aq sa të mbulohen, por jo të pikojnë bimën.

Acidi acetik në uthullën e bardhë ndihmon në nxjerrjen e ujit nga barërat e këqija, duke shkaktuar tharjen e tyre. Ndotja e kryqëzuar mund t’i dëmtojë bimët e tjera, prandaj kini kujdes që të mos spërkatni në një ditë me erë ose me shi dhe mos spërkatni tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat