Pastrojeni makinën tuaj të larjes së rrobave nga myku dhe aroma e pakëndshme: Si ta bëni të duket si e re!

Life style

Pastrojeni makinën tuaj të larjes së rrobave nga myku dhe aroma e pakëndshme: Si ta bëni të duket si e re!

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Mirëmbajtja preventive zgjat dukshëm jetën e makinës suaj të rrobave

Pas larjes së rrobave ajo ka aromë të pakëndshme, ndërkaq brenda gomës së makinës apo në kutinë e detergjentit janë shfaqur njolla të zeza?

Për ta eliminuar këtë dukuri të pakëndshme do t’ju nevojiten:

– mjete të lënga për pastrim (të dëshirueshme me përmbajtje klori)
– sfungjeri (i cili nuk do t’ju dhimbset kur do ta hidhni poshtë)
– doreza
– 25 g limontoz.

Procedura:

– Hapi i parë në luftë me mykun është fshirja me leckë të zakonshme letre brendinë e makinës së larjes së rrobave për të eliminuar ndotësitë e grumbulluara.

– Pastaj qitni cilindo mjet për pastrim (me përmbajtje klori) në gomë, në gjithë sipërfaqen, duke e shtrirë në përmasa të barabarta.

– Mbyllni derën dhe lëreni të qëndrojë 2 orë.

– Pas kalimit të kësaj kohe, aktivizoni makinën në regjimin “shpëlarje”, që të lahet mjeti i pastrimit.

– Pastaj në kutinë e detergjentit qitni limontoz, dhe aktivizoni makinën në temperaturën më të lartë. Pas kësaj procedure, makina juaj e larjes së rrobave do të shkëlqejë si të ishte e re.

Përsëriteni këtë procedurë sipas nevojës një muaj, që përfundimisht të eliminoni mykun.

Dhe mos harroni që mirëmbajtja preventive ia zgjat jetën dukshëm makinës suaj të larjes së rrobave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat