Qetësoni bebin tuaj me këto lëvizje

Life style

Qetësoni bebin tuaj me këto lëvizje

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:55
ilustrim

Udhëzimi i thjeshtë i mjekut për qetësimin e një fëmije që qan në sekonda është bërë një video virale në YouTube, duke mbledhur miliona shikime në vetëm disa ditë.

Dr. Robert Hamilton, i cili punon në Pediatric Ocean Pediatrics në Santa Monica, Kaliforni, tha se pacientët e tij e nxitën atë “një milion herë” për të ndarë këshillën e tij në internet.

Kur më në fund ngarkoi videon të dielën, e para që kishte postuar ndonjëherë, pa se të enjten në mëngjes kishte gati 6 milion shikime.

Jam i prekur”, – tha Hamilton. “As në ëndrrat e mia nuk e kisha menduar se kjo do të ndodhte”.

Teknika, e cila Hamilton e quan “The Hold“, përbëhet nga katër hapa:

– Merreni fëmijën dhe vendosjani krahët e tij butësisht mbi gjoksin e tij.

– Sigurojini krahët e foshnjës me dorën tuaj pasi ato janë palosur. Kjo dorë gjithashtu mbështet mjekrën e foshnjës.

– Butësisht mbani ijet e foshnjës me dorën tuaj dominuese. Përdorni pjesën e tultë të dorës, jo gishtat, për të siguruar një mbajtje të sigurt.

– Pozicionojeni fëmijën në një kënd 45-gradë dhe butësisht përkundeni atë. Lëvizja mund të jetë lart e poshtë ose mund të provoni të tundni ijet e foshnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat