Nëse jeni të fiksuara pas aplikacioneve të gjurmimit të periodave, duhet të dini disa gjëra!

Life style

Nëse jeni të fiksuara pas aplikacioneve të gjurmimit të periodave, duhet të dini disa gjëra!

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Një nga kategoritë më të suksesshme dhe më të njohura të aplikacioneve për telefonat inteligjentë është se ne mund të regjistrojmë informacione për menstruacionet tona. Për ato vajza që nuk kanë cikël të rregullt, një aplikacion i tillë mund të jetë shpëtim, pasi me ndihmën e tij mund të llogariten afërsisht ditët pjellore. Ndërkaq, së fundmi ka nisur një diskutim për sigurinë e këtyre aplikacioneve, si në SHBA ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Vite më parë, vetë gjinekologët rekomandonin shkarkimin e një aplikacioni të tillë. Mirëpo, problemi kryesor i këtyre aplikacioneve është mbledhja e të dhënave personale, përpunimi dhe promovimi i tyre te palët e treta. Për shkak të marrëdhënieve që platforma si Google dhe Amazon kanë me çdo ofrues të mundshëm të të dhënave të tilla shumë përdorues janë alarmuar.

Gjithashtu, askush nuk është më i sigurt se një kompani që zotëron një aplikacion të tillë nuk do t’i japë të dhënat personale të përdoruesve as vetë shtetit. Nëse një artikull është online, rrallëherë mbrohet plotësisht nga kushdo që dëshiron ta gjejë, ta mbledhë dhe më pas ta shfrytëzojë, duke e shitur për shembull ndaj një shoqërie sigurimesh privat ose publik, që mund të bëjë një fitim në kurriz të një përdoruesi.

Kontrolli i përdorimit të të dhënave që ne i ofrojmë një pale të tretë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, të cilin Bashkimi Evropian u kujdes ta rregullonte me vendosjen e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Tashmë, kompanitë e softuerit që krijojnë aplikacione të tilla dhe janë me bazë në një vend të BE-së, janë të detyruara të respektojnë përmbajtjen e rregullores.

Të dhënat që ata mbledhin mund të ruhen për një periudhë të caktuar kohore dhe për arsye specifike, pasi të jetë informuar plotësisht përdoruesi, i cili në një masë shumë më të madhe, krahasuar me legjislacionin e mëparshëm evropian, ka kontroll mbi trajtimin e të dhënave të tij personale. Përsëri askush nuk garanton përdoruesin se nuk do të ketë rrjedhje informacioni për asnjë arsye për shkak të një sulmi kibernetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat