Këshilla për të bërë gjumë të qetë dhe të rehatshëm

Life style

Këshilla për të bërë gjumë të qetë dhe të rehatshëm

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Gjumi është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe ndikon në gjithë aktivitetin e tij.

Nëse nuk keni një gjumë të qetë, apo më keq akoma vuani nga pagjumësia, atëherë ndiheni përherë të pafuqishëm si dhe fillojnë problemet shëndetësore.

Për të shmangur problemet që vijnë nga mungesa e gjumit duhet të keni parasysh disa këshilla:

Nga ora 20:00 e pas (nëse mundeni më parë është më mirë!), mundohu të ngadalësosh ritmin, ndal punën, shtyji detyrat për nesër, fike kompjuterin, humbe kontaktin me mjedisin e jashtëm.

Mundohuni të shkoni në shtrat në kohë e caktuar.

Hapni dritaret për ta ajrosur mirë dhomën para se të shkoni në shtrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat