Si ta marr përgjegjësinë për traumën/dëmtimin tim?

Life style

Si ta marr përgjegjësinë për traumën/dëmtimin tim?

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Buda ka thënë se kur e dimë shkakun e dhimbjes sonë, është një hap i madh drejt shërimit. Shërimi fillon kur ne bëjmë pyetjet e duhura. Për shembull, njerëzit me sklerozë të shumëfishtë ose artrit reumatoid e kanë të vështirë të thonë jo. Ata duan të kënaqin të tjerët dhe të jenë të mirë. Të shtypin zemërimin dhe të jenë gjithmonë të sjellshëm dhe të buzëqeshur, të kujdesen gjithmonë për nevojat e të tjerëve, jo për nevojat e tyre, është shumë stresuese. Kjo çon në një përkeqësim të sëmundjes.

Askush nuk lind në atë mënyrë. Kështu janë programuar. Diçka u ka ndodhur në fëmijëri dhe ata mësuan se për të mbijetuar duhet të sillen kështu. Ndaj, është e rëndësishme ta njohim. Kjo mirësi, të qenit e/i sjellshëm me të tjerët, por jo me veten time, nuk jam kjo/ky që jam. Është thjesht një mekanizëm mbijetese nga fëmijëria ime. Por unë nuk jam më fëmijë. Nuk kam nevojë të veproj kështu. Mund të mësoj të sillem ndryshe. Por nëse e kuptoni burimin do të thoni “nuk kam faj”. Kështu u përshtata me rrethanat e fëmijërisë. Është një hap i madh drejt shërimit.

Puna me traumën është e rëndësishme. Trauma nuk ka të bëjë me të kaluarën. Nuk ka asnjë lidhje me ato çfarë kanë ndodhur. Është plaga që mbaj tani, më duhet të shqyrtoj se si po shfaqet trauma në jetën time tani.

Sëmundjet autoimune si artriti reumatoid, skleroza e shumëfishtë, koliti, sindroma e lodhjes kronike etj, e dini se kujt u ndodhin më shpesh? Femrave. 80% e sëmundjeve autoimune ndodhin tek femrat. Pse? Sepse në kulturën tonë gratë janë të programuara të jenë shumë të sjellshme, të mos zemërohen dhe të marrin peshën e stresit të të tjerëve. Të kujdesen për partnerët e tyre dhe për ndjenjat e secilit, duke injoruar të tyret. Është mister i madh pse femrat bëhen autoimune? Nuk është mister. Ndodh sepse kur e luan në mënyrë të pandërgjegjshme këtë rol, stresohesh shumë dhe ky stres shfaqet në trupin tënd. Kjo është arsyeja pse shfaqen të gjitha këto autoimune. Kështu, ekzaminimi i traumës individuale dhe kolektive është i rëndësishëm për shërimin. Kjo është arsyeja pse puna me traumat është e rëndësishme. Jo sepse doni të ndiheni më mirë në një mënyrë abstrakte, por sepse duke parë realitetin, po ndihmoni veten të shëroheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat