Tre gjëra i trashëgojmë ekskluzivisht nga nëna jonë

Life style

Tre gjëra i trashëgojmë ekskluzivisht nga nëna jonë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Janë disa gjëra që mund të trashëgohen vetëm nga nëna dhe studiuesit kanë dalë me të dhëna të tilla.

Kur lind një fëmijë, ai mbart gjenet e të dy prindërve. Megjithatë, gjenet e babait nuk kanë asnjë ndikim në inteligjencën, plakjen dhe tendencën për të shtuar peshë.

Ajo që trashëgojmë nga nëna jonë është si më poshtë:

Inteligjenca

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Glasgout treguan se inteligjenca ndikohet më shumë nga gjenet e nënës.

Krahasuar me koeficientin e inteligjencës së nënës, koeficienti i fëmijës ndryshon vetëm me rreth 15 pikë. Inteligjenca ndikohet edhe nga statusi socio-ekonomik dhe arsimimi, shkruan medicalnet.com.

Plakja

Mënyra se si ne plakemi varet kryesisht nga gjenet e nënës sonë, kanë treguar shkencëtarët gjermanë.

Sipas tyre, ADN-ja mitokondriale, të cilën e trashëgojmë ekskluzivisht nga nënat tona, ndikon pjesërisht në mënyrën se si ne plakemi.

Tendenca për të fituar peshë

Shumë shkencëtarë theksojnë se ne trashëgojmë metabolizmin tonë nga nëna jonë, i cili më pas ndikon nëse do të shtojmë peshë më shpejt.

Nëse nëna ka një tepricë të kilogrameve rritet probabiliteti që fëmija të jetë obez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat