“Mishmash ndjenjash, çfarë s’do dëgjojmë”, Meri Shehu: Në Korrik shumë gjëra marrin fund

Life style

“Mishmash ndjenjash, çfarë s’do dëgjojmë”, Meri Shehu: Në Korrik shumë gjëra marrin fund

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 18:04
Meri Shehu

Muaji Korrik do të ketë lëvizje shumë interesante planetare të cilat do t’i japin fund  disa cikleve, do vendosin ritëm e energji të reja dhe do i shtyjnë shenjat drejt vendimmarrjes. Në parashikimin mujor të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, pjesa më e vështirë do të jetë hëna e re në Gaforre në datën 17 dhe fundi  i muajit ku Afërdita kthehet në prapavijë dhe do shohim rikthime të befta të së shkuarës.

Meri Shehu: Korriku është një muaj i nxehtë, por edhe nga ana planetare e shohim që ka të dhëna shumë interesante. Fillojmë me një lidhje të vështirë të Afërditës me Uranin dhe kjo do të thotë që në marrëdhëniet ndërpersonale duhet të kemi kujdes që në fillim të muajit. Pastaj shoqërohet nga hëna e plotë në Bricjap kurse mesi i Korrikut do jetë shumë i vrullshëm.

Kemi jo vetëm një hënë të re në Gaforre, por unë do  ta përcaktoja Korrikun si një muaj Plutonium ku çfarë është për të marrë fund, do marrë fund. Pra nuk e shikoj vjeshtën ajo që i jep fund gjërave të thata ose gjërave të vjetra ose të fillojnë të ikin, por shikoj Korrikun. Çdo gjë kur mbaron një cikël, mbaron një cikël dhe në këtë periudhë do shikojmë që do mbarojnë shumë cikle por do jenë pak delikatë sepse lidhen me marrëdhëniet familjare dhe çështjet e punës.

Shenjat që do ndikohen shumë gjatë Korrikut, do marrin dhe do japin, janë këto shenjat kardinale: Gaforre se kemi hënën e re, Dash, Bricjap dhe Peshore. Këtu do luhet një energji shumë e madhe. Plus, Marsi futet në Virgjëreshë në mes të muajit dhe Virgjëreshat do marrin një ritëm të fuqishëm, por Marsi i streson pak sepse nuk janë shenjë e Marsit, është e Mërkurit, mendimit dhe jo e veprimit ndaj do kemi veprim të detyruar ose do harxhojnë më shumë energji se sa duhet dhe shumë Virgjëresha, Peshq, Shigjetarë e Binjakë do ndodhen në periudha antagoniste me të tjerët dhe të trysnuar për të vepruar në marrëdhënie pune, personale ose marrje vendimesh të rëndësishme.

Për ata që interesohen për planetët e kundërt, kemi Afërditën që në fund të muajit kthehet në prapavijë në Luan dhe do shijojmë gjëra që kanë të bëjnë me erotikën, por shumë gjëra nga e kaluara do rikthehen dhe do na e bëjnë verën mishmash sa i përket fushës së ndjenjave. Duhet të presim fundin e Korrikut për të parë këtë prapavijë të Afërditës që do ta përjetojmë gjatë Gushtit që çfarë s’do dëgjojmë, ndoshta skandale, ndoshta në showbiz, evenimente të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat