Nervozizmi e rrit ndjenjën e urisë

Life style

Nervozizmi e rrit ndjenjën e urisë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve shumë herë pa sukses kanë provuar të humbin kilogramët e tepërt dhe është supozuar që arsyeja e mundshme ishte stresi, sepse kur trupi dhe mendja janë nën tension dhe stres – dietat janë mision i pamundshëm

Ekspertët thonë që njerëzit, veçanërisht në situata stresuese, ndiejnë nevojën e rritur për mesvakte të ëmbla, dhe arrihet përshtypja që dëshira e tyre nuk mund të kontrollohet.

Mjeku Achim Peters, autori i librit “Truri egoist”, i cili është marrë me këtë fenomen, shpjegon se si truri ynë ka nevojë për shumë energji për të gjitha proceset dhe shpesh shkon kundër pjesëve tjera të trupit.

“Në situata stresuese, truri ynë tërheq madje 90 për qind të konsumit ditor të glukozës pavarësisht asaj që truri përbën vetëm dy për qind të masës sonë trupore”, thotë Peters dhe shton që truri ynë nxit konsumimin e rritur të sheqerit dhe karbohidrateve.

Peters thotë që nevoja për sheqer është në natyrën njerëzore, por që më herët energjia më shumë është shpenzuar në punë fizike.

Kur njerëzit janë nën stres, reagojnë në dy mënyra – personi bëhet më depresiv ose më i trashë, ashtu që personat depresivë te stresi harrojnë të hanë, ndërsa kush han më pak automatikisht është më shumë nën ndikimin e gjendjes psikike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat