Këto tre shenja kanë energjinë e një “Barbie”

Life style

Këto tre shenja kanë energjinë e një “Barbie”

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Mjeke, presidente, e bukur, inteligjente, të gjitha këto i ka një Barbie. Meqë jemi në epokën e Barbie, le të tregojmë 3 shenjat që japin energjinë e karakterit më të famshëm të momentit.

Luani

Njësoj si Barbie, edhe Luani është yll kudo ku shkel. Luani është gjithnjë qendra e vëmendjes dhe kanë një energji të paparë. Barbie është sharmante, tërheqëse dhe di të rrëmbejë zemra, Luani gjithashtu.
 
Shigjetari

Besoje ose jo, Barbie dhe Shigjetari kanë shumë të përbashkëta. Barbie transmeton humor, është shpirt i lirë, aventurier, çka e bën shumë të ngjashme me Shigjetarin. Duke qenë se kjo shenjë udhëhiqet nga Jupiteri, është super kurioze dhe vdes të eksplorojë botën.
 
Peshqit

Ëndërrimtarët e horoskopit përcjellin energjinë e Barbie. Peshqit duan të arratisen, fizikisht ose mendërisht dhe mendojmë se shtëpia rozë e Barbie-t në Malibu është fiks për ta. Peshqit e fantazojnë stilin e jetesës së Barbie, kombinimet dhe veshjet, si dhe faktin që ajo ndjek ëndrrat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat