Baballarët nevrikë para lindjes, bëhen prindër më të vëmendshëm

Life style

Baballarët nevrikë para lindjes, bëhen prindër më të vëmendshëm

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Baballarët që frikësohen më shumë para ardhjes në jetë të fëmijëve të tyre, kanë më shumë gjasë që të jenë prindër më të vëmendshëm dhe të ndajnë detyrat prindërore me nënat, ka treguar një studim i ri.

Sipas shkencës ndjenja e frikës dhe shqetësimin që një baba i ri ndjen para se ta mbajë foshnjën për herë të parë, i bën ata që të jenë prindër më të mirë.

Ndryshimet hormonale dhe psikike gjatë kohës derisa fëmija vjen në jetë ndikon në formësimin e tyre si prindër.

Gjetjet e studimit të realizuar nga Universiteti “Notre Dame”, kanë treguar se “hormoni i stresit”, kortizoli, rritet te shumë baballarë të rinj, mirëpo kjo përgjigje aktualisht sugjeron që ata do të jenë prindër më të vëmendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat