Mos ndoshta i dashuri yt e ka mendjen ende tek ish-i?

Life style

Mos ndoshta i dashuri yt e ka mendjen ende tek ish-i?

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Të gjitha kemi çastet tona të dyshimit, kur mendja nuk na shkon askund tjetër përveç ish-it të tij, makthit tonë më të madh. Por jo gjithmonë jemi ne supersticiozet e historisë. Ndonjëherë janë ata vetë që na çojnë drejt këtyre mendimeve. Mos ndoshta ai nuk e ka harruar ish-in, a mendon ende për të? Ekzistojnë disa shenja të cilat do të të ndihmojnë të kuptosh vërtetë nëse ai vazhdon akoma të ndiejë diçka për ish-të dashurën, apo jo.

Ata flasin shpesh

Në fakt, nuk është dhe aq mirë që t'i bësh presion partnerin që të shkëpusë çdo lidhje me ish-të dashurën, vetëm nëse ata vazhdojnë të jenë të ngrohtë dhe më të dashur se ç’duhet me njëri-tjetrin.

Nëse ata flasin gjatë gjithë kohës, shanset që ai të ndiejë akoma diçka për të, janë të larta. Dhe nëse ti e vëren këtë, më e mira që mund të bësh është ta pyesësh nëse është gati për këtë lidhje të re, apo jo? Duhet ta bësh patjetër këtë nëse nuk do të përfundosh gjithmonë në plan të 2-të.

Miqësia dhe komentet në rrjetet sociale

Është e kotë ta mohojmë se të paktën një herë në jetë të gjitha kemi kërkuar si të çmendura për çdo “like” apo follow të “tepërt” që partneri ka bërë kohët e fundit. Por, kur pëlqimet dhe komentet fillojnë të shtohen, gjërat mund të fillojnë të bëhen më serioze dhe kjo shënon fillimin e dramës në lidhjen tënde.

Vazhdimisht flet keq për të

Është e kuptueshme që ai të jetë pak i hidhur kur flitet për ish-in, por nëse partneri yt e bën gjatë gjithë kohës, kjo nuk është e shëndetshme. Ndoshta ai thjesht përpiqet t’i kujtojë vetes se është më mirë pa të, edhe pse thellë nuk ndihet kështu.

Kur ai fillon garën      

Ndodh shpesh të rastisim me disa tipa të cilët lidhen vetëm për të fituar statusin e partnerit të lumtur. Ai bën gjithçka për ty, por vetëm për t'i rënë në sy asaj, ish-it...

Ti di gjithçka rreth historisë së tyre

“Ajo fliste me të tjerë kur darkonim”,- kur ai e thotë këtë, ti shndërrohesh në vajzën më të inatosur të botës. Qetësohesh kur mendon se është një kompliment për ty, por sapo kthjellohesh, e kupton që jo! Ai thjesht po të krahason me atë dhe nuk po bën aspak mirë.

Ai vazhdon të jetë i afërt me familjarët e saj

Kur një lidhje përfundon, padyshim që shkëputja nga familjarët apo miqtë e saj është gjëja më normale në botë. Edhe pse të përshëndetesh me prindërit e ish-it nuk ka asgjë, nëse ai vazhdon të jetë shumë i dashur me ta, ndërkohë që të thotë se më partneren e kaluar nuk komunikon më, hap sytë! Ndoshta ai shpreson ende te një rikthim dhe po përgatit terrenin për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat