Ankthi është kudo në rritje: Ja cilat janë 4 hapat për ta reduktuar atë

Life style

Ankthi është kudo në rritje: Ja cilat janë 4 hapat për ta reduktuar atë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Çrregullimet e ankthit, janë grupi më i zakonshëm i çrregullimeve psikologjike. Rreth 19% e popullsisë amerikane, vuan çdo vit nga një çrregullim ankthi, dhe 31% gjatë jetës së tyre. Këto shifra, janë edhe më të larta për gratë dhe adoleshentët. Edhe në botë të dhënat janë shqetësuese.

Por, pse po shtohet ankthi te njerëzit? Një nga shpjegimet e ekspertëve, është se njerëzit, po mësohen të shmangin gjithnjë e më shumë shqetësimet e çdo lloji, emocionet negative apo edhe dhimbjen. Dhe vështirësia me këtë qasje lind nga fakti se dhimbja, frika, trishtimi, dhe ndjenjat e tjera të pakëndshme janë të kudogjendura, ato janë pjesë e pashmangshme e përvojës normale njerëzore.

Dhe kur ne me vetëdije ose jo tentojnë t’i shmangim, të arratisemi prej tyre apo t’i minimizojmë këto emocione normale njerëzore, ata mund të zhduken për pak kohë, por gjithmonë rikthehen “për të marrë hak”. Por, situata nuk është e pashpresë. Ja cilat  janë 7 hapat që mund të ndiqni për të zhdukur ankthin që ju rrethon.

Bëni nga një gjë ndryshe çdo ditë, pa ndonjë arsye speficike

Kjo është këshilla që jepte Uilliam Xhejms, një nga themeluesit e psikologjisë amerikane, në librin e tij të vitit 1890 “Zakoni”. Ajo është ende e zbatueshme edhe më shumë se 100 vjet më vonë. Një nga këto gjëra ndryshe, mund të jetë bërja dush me ujë më të ftohtë se zakonisht, parkimi i makinës paksa më tej hyrjes së dyqanit, në mënyrë që të detyrohesh të ecësh në shi, ose të tolerosh urinë për 15 minuta më shumë se sa zakonisht, para se të hash.

Lejojeni partnerin apo fëmijën tuaj, të bëjë diçka që zakonisht ju bën të mos ndiheni rehat. Hani vetëm në një restorant, apo shihni vetë një film në shtëpi

Përtej masave të përbashkëta të sigurisë, vini se re prirja juaj për të protestuar diskutuar apo ndaluar diçka, rrjedh nga ankthi dhe shqetësimi juaj. Prandaj, për disa orë lërini gjërat në rrjedhën e tyre spontane. Do të ndiheni jo vetëm më pak të shqetësuar në planin afatgjatë, por ndoshta do të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, dhe të stimulojë qëndrueshmërinë tek fëmijët tuaj.

Mos shmangni lajmet mbi vdekjen

Një nga psikologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Rollo May, ka folur shumë mbi ankthin ekzistencial, frikën nga vdekja me të cilën janë të detyruar të jetojnë të gjithë njerëzit. Ai theksoi se ajo që përcakton nëse do të prekemi apo ajo nga një ankth problematik, është mënyra si ne merremi me faktin se të gjithë një ditë do të pushojmë së ekzistuari (të paktën në të njëjtën formë si tani kur jemi gjallë).

Nëse ne “shkatërrohemi” psikologjikisht nën peshën e frikës nga vdekja, dhe paralizohemi nga ajo, ka të ngjarë që të zhvillojmë çrregullimet e ankthit. Nëse e pranojmë këtë frikë, dhe jemi të motivuar ta jetojmë çdo ditë si të ishte fundit, nuk do te kemi probleme.

Kujtoni veten se jemi në këtë Tokë për një kohë të kufizuar, ndaj nuk ka kohë për të humbur. Mos i shmangni funeralet, përmendoret, varrezat, leximin e nekrologjive, apo të shikuarit e filmave që trajtojnë temën e vdekjen. Sikurse shkroi Randi Paush në librin e tij bestseller “Leksioni i fundit”, mos prisni derisa të diagnostikoheni me ndonjë sëmundje të pashërueshme  “për të shijuar momentin”.

Kur diçka ju mërzit në një marrëdhënie, thuajeni sa më shpejt që të jetë e mundur

Në përgjithësi, ne njerëzve nuk na tërheqin “binjakët” tanë psikologjikë, prandaj njerëzit që lidhemi dhe më pas martohemi, kanë gjasa të jenë ndryshe nga ne. Dhe kjo është diçka normale. Po e tillë është edhe pasja e mendimeve të ndryshme mbi një sërë temash, si për nevojat, preferencat dhe temperamentin.

Një shenjë dalluese e një marrëdhënieje të mirë, nuk është mungesa e diskutimeve apo mosmarrëveshjeve, por mënyra se si i menaxhoni ato. Prandaj flisni, edhe nëse kjo ju bën ndonjëherë të ndiheni në siklet. Sa më shpejt që ta thoni diçka që ju shqetëson, ju brengos ose ju lëndon, aq më e lartë është mundësia që ju mund ta diskutoni atë në një mënyrë konstruktive – dhe më të ulëta do të jenë shanset që ankthi juaj të mbërrijë kulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat