Si të ngjyrosni banesën për ta bërë hapësirën të duket më e madhe?

Life style

Si të ngjyrosni banesën për ta bërë hapësirën të duket më e madhe?

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Disenjatorja e shtëpisë së familjes Beckham zbuloi një truk që do ta provoni menjëherë.

Kur zgjidhni materialin për ngjyrosje, ngjyra duhet të jetë gjëja që duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.

Çifti i famshëm Victoria dhe David Beckham nuk i lënë asgjë rastësisë, ndaj kujdesin për rregullimin e shtëpisë së tyre ia besuan disenjatores me përvojë të hapësirës Kelly Hoppen.

Ajo di si ta bëjë shtëpinë e tyre të duket perfekt dhe tani ka vendosur të ndajë sekretet e saj të vogla me pjesën tjetër të botës.

Këtë herë Hoppen është fokusuar në rregullimin e mureve, lyerjen, zgjedhjen e ngjyrave dhe teknikave, të gjitha me synimin për të arritur një hapësirë vizualisht më të madhe.

Një pyetje e shpeshtë që njerëzit i bëjnë vetes kur fillojnë të përshtatin hapësirën ku jetojnë është se çfarë ngjyre të zgjedhin, por edhe nëse muret, dyert, mobiliet duhet të lyhen me të njëjtën ngjyrë…

Kelly është e sigurt dhe përgjigja e saj është pa dyshim “PO!”

– Është modë e vjetër të lyesh çdo gjë të bardhë.

Sidomos dhomat më të vogla, duhet të lyeni në një ngjyrë (nuk po flas për nuancat e errëta). E kam fjalën për ngjyrat e bukura dhe neutrale që e bëjnë hapësirën vizualisht më të madhe – këshilloi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat