A mund të ngelem shtatzanë ndërkohë që ushqej fëmijën me gji?

Life style

A mund të ngelem shtatzanë ndërkohë që ushqej fëmijën me gji?

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Mundësia për të ngelur shtatzanë nuk përjashtohet nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën. Në përgjithësi gjatë gjidhënies pjelloria juaj është më e ulët se zakonisht, por kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni pjellore gjatë kësaj kohe. Sa më shpesh ta ushqeni fëmijën, aq më shumë do të zgjatet koha kur pjelloria juaj është më e ulët. Kjo ndodh për shkak se ushqyerja me gji kufizon hormonet që shkaktojnë ovulimin.

Edhe pse periodat nuk mund të rikthehen për muaj me radhë pas lindjes, trupi zakonisht liron vezën e parë përpara se t’ju vijnë periodat. Prandaj, nëse kryeni rregullisht marrëdhënie seksuale të pambrojtur, ekziston rreziku që të ngelni shtatzënë.

Ushqyerja me gji stimulon një hormon të quajtur prolaktina. Nivelet e larta të këtij hormoni ndalojnë ovulimin.

Nëse fëmija juaj fle gjatë natës që në muajt e parë të jetës, nivelet e prolaktinës do të zvogëlohen dhe përsëri do të bëheni pjellore në një periudhë nga tre deri në tetë muaj.

Disa gra e përdorin ushqyerjen me gji si një metodë kontraceptive por kjo është e rrezikshme dhe e pasigurt, sepse nuk do të dini kur do të ovuloni.

Mënyra më e mirë për të parandaluar shtatzaninë gjatë gjidhënies është të përdorni masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat