Përgjigjet në këto 20 pyetje duhet t’i lexoni patjetër

Life style

Përgjigjet në këto 20 pyetje duhet t’i lexoni patjetër

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Kevin Kelly, redaktor në revistën “Wired” dhe autor i librit “Këshilla të shkëlqyera për të jetuarit: gjërat që do të doja ta dija më parë”. Kelly, 71 vjeçar e filloi gjithçka duke shkruar disa këshilla që do t’i hynin në punë më herët në jetë dhe donte t’i ndante ato me fëmijët e tij të rritur.

Por, kishte më shumë për të thënë se sa mendonte dhe kështu vazhdoi me nisjen e një reviste dhe shkrimin e një libri dhe duke mbajtur fjalime për të mbetur optimist gjatë kohërave sfiduese.

“Qëllimi im është të kanalizoj mençurinë e epokave”, shprehet ai. AkademiPune më poshtë ua liston disa nga mësimet më të rëndësishme të Kellyt që ai konsideron se duhet t’i dijë çdo i ri.

Si të flisni me njerëzit: Të dëgjuarit është një superfuqi. Kur flisni me dikë që doni, vazhdoni t'i pyesni: "A keni akoma për të treguar?”(derisa nuk kanë më edhe diçka për të treguar, mësoni t’i dëgjoni).

Si të mësoni nga njerëzit: Nëse jeni personi më i zgjuar në dhomë, jeni në dhomën e gabuar. Bashkohuni me njerëz më të zgjuar se ju dhe mësoni prej tyre. Edhe më mirë, gjeni njerëz të zgjuar që nuk do të pajtohen me ju.

Si të jesh interesant: Sa më shumë të interesohesh për të tjerët, aq më interesant do t'ju dukesh.

Si të kurseni para: Jetoni në mënyrën sa më të lirë të mundeshme kur jeni i ri, për të paktën gjashtë muaj. Zotëroni sa më pak. Jetoni në një dhomë të vogël - dhe hani fasule dhe oriz. Në këtë mënyrë, sa herë që duhet të rrezikoni diçka në të ardhmen, nuk do të keni frikë nga skenari më i keq.

Si të fitoni respekt: Jini të sinqertë për gabimet tuaja. Asgjë nuk e lartëson një person më shumë sesa marrja e përgjegjësisë.

Si të trajtoni njerëzit e pasjellshëm: Trajtojeni sjelljen e tyre si një mundim ose sëmundje që ata e kanë. Kjo do ta bëjë më të lehtë ndjeshmërinë ndaj tyre, gjë që mund të zbusë konfliktin.

Si ta gjeni pasionin tuaj: Mënyra më e mirë për të filluar është të jeni ekspert për një gjë. Nëpërmjet zotërimit, ju do të komandoni një këndvështrim për të gjetur në mënyrë të qëndrueshme se ku është lumturia juaj.

Si të rrisni fëmijë të stabil: Përforconi ndjenjën e tyre të përkatësisë në një familje. Artikuloni saktësisht se çfarë është e dallueshme për familjen tuaj. Fëmijët tuaj duhet të jenë në gjendje të thonë me krenari, "Familja jonë bën [X]".

Si të rrisni fëmijë të zgjuar: Kur ata pyesin një varg të pafund të pyetjeve "Pse?", mos u përgjigjeni në të gjitha. Përgjigja më e zgjuar është: “Nuk e di. Çfarë mendon ti?”

Si të blini dhe shisni aksione: Nëse jeni duke blerë aksione, personi që e shet atë mendon se vlen më pak se ju. Nëse jeni duke shitur, ata mendojnë se vlejnë më shumë se ju. Sa herë që jeni gati për të blerë ose shitur aksione, pyesni veten: "Çfarë di unë që ata nuk e dinë?"

Si të shpenzoni me mençuri: Zgjidhni disa interesa për të cilat mund të mburresh me gëzim. Mundohuni përgjithësisht të kurseni por jo dhe për pasionet tuaja që ju pasurojnë shpirtërisht.

Sa të lini bakshish: Për sa kohë që përvoja ishte e këndshme, gjithmonë lini bakshish të paktën ndërmjet 15% dhe 20%. Dhe nëse ndaleni për ta dëgjuar një muzikant për më shumë se një minutë, i detyroheni atij t’i dhuroni 1 dollar.

Si të jesh fleksibil: Ka tre gjëra që ju nevojiten në jetë: aftësia për të mos hequr dorë nga diçka derisa të funksionojë; aftësia për të hequr dorë nga diçka që nuk funksionon; dhe besimi te njerëzit e tjerë për t'ju ndihmuar ta bëni dallimin midis këtyre të dyjave.

Si të rrisni pagën tuaj: Koha më e mirë për të negociuar një pagë për një punë të re është momenti kur ata thonë se ju duan, dhe jo para se t’ua thonë këtë. Është në avantazhin tuaj që t'i bëni ata të japin një numër përpara se ta bëni këtë ju.

Si të identifikoni sindromën e mashtruesit: Kur krijoni gjëra që mund t'i bëni vetëm ju me talentet dhe përvojat tuaja unike, atëherë nuk jeni absolutisht një mashtrues. Është fati juaj të punoni në gjëra që vetëm ju mund t'i bëni.

Si të jesh i lumtur: Palumturia vjen nga dëshira për atë që kanë njerëzit e tjerë. Lumturia vjen nga dëshira për atë që tashmë keni.

Si të përmirësoheni në të folurit publik: Xhirojeni veten duke folur dhe pastaj shikojeni atë video. Do të jetë tronditëse, zhgënjyese dhe e dhimbshme, por është mënyra më e mirë për t'u përmirësuar.

Si të kërkoni falje në mënyrën e duhur: Shprehni ndjeshmëri të vërtetë me personin tjetër, merrni përgjegjësi dhe ofroni një zgjidhje për të rregulluar gjërat.

Si të bëni pyetje budallaqe: Thjesht bëjeni. Nëntëdhjetë e nëntë për qind të rasteve, të gjithë të tjerët mendojnë të njëjtën pyetje dhe janë shumë të turpëruar ta bëjnë.

Si të merrni vendime të mira: Pyesni veten: “Cila zgjedhje do të shpërblehet tani më shumë se sa më vonë?” Zgjedhja e lehtë shpërblehet menjëherë, por zgjedhja më e mirë do të shpërblehet në fund.

Si të matni pasurinë: Nuk varet nga gjërat që mund të blini, por nga gjërat që asnjë para nuk mund t'i blejë.

Si të zgjidhni këshillat e duhura: Këshillat si këto nuk janë ligje - ato janë thjesht kapele! Nëse njëra nuk të bie taman, provoni një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat