Forca shëruese e maceve: Ja se çfarë shëron ky adhurues shtëpiak!

Life style

Forca shëruese e maceve: Ja se çfarë shëron ky adhurues shtëpiak!

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ata të cilët kanë mace në shtëpi janë shumë të lumtur

Macet janë një ndër kafshët e fuqishme. Besohet se mbajtja e një mace në duar, qoftë edhe për disa minuta, me përkëdhelje të butë mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen shpirtërore të një individi.

Shumë hulumtime theksojnë që mund të shërojë shumë sëmundje të ndryshme te njerëzit.

Këto janë forcat shëruese të maceve:

– Kur gërhet, macja lëshon vibracione të cilat qetësojnë dukshëm trurin e njeriut.

– Njerëzit të cilët kanë mace në shtëpi kanë 40% më pak shanse që të sëmuren nga sulmi në zemër.

– Kur dëgjoni se si macja gërhet, tensioni i gjakut automatikisht ju rregullohet.

– Vibracionet të cilat shkakton gërhitja mund të shërojnë muskulin e lënduar te njerëzit.

Interesante, por këto studime kanë treguar se miqtë tanë të familjes na japin më shumë se vetëm një mbështetje emocionale.

Për dallim nga qentë të cilëve duhet dhënë dashuri të vazhdueshme dhe vëmendje nga pronari i tyre, macet japin përshtypjen e fuqishme se janë të pavarura, duke marrë apo zgjedhur se kur ato kërkojnë apo dëshirojnë të japin dashuri.

Macet kalojnë orë të tëra duke u kujdesur për veten, dhe duke e mbajtur pastërtinë tyre.

Në fushëbetejë, macet paraqesin agresion nëse ka ndonjë kërcënim për territorin e tyre, duke e ngritur leshin në shpinën e tyre për tu dukur më të frikshme për kafshët e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat